Lifestyle

Tri të mira që vijnë nga të ushtruarit në mot të ftohtë

Aktivitet fizik

Përderisa çdo ushtrim është në të mitë të shëndetit, së fundmi ekspertët po i inkurajojnë njerëzit që të ushtrojnë në mot të ftohtë.

Një nga të mirat e të ushtruarit në të ftohtë, sipas tyre, është se zemra punon më shumë dhe kjo ndikon që të ushtroni një kohë më të gjatë pa u lodhur, pasi që kur zemra punon shumë, ndihmon në rregullimin e temperaturës trupore, raporton HuffPost.

Një tjetër të mirë që ofrojnë ushtrimet në të ftohtë është së trupi nxitet të bëj çdo herë e më shumë lëvizje. Edhe kjo ndikon që të ushtroni më gjatë.

Doktoresha Melissa Leber nga departamenti i mjekësisë sportive në “Mt.Sinai Health System” në New York, ka thënë se ushtrimet në të ftohtë automatikisht të bëjnë të duash të bësh më shumë ushtrime.

Ushtrimet në të ftohtë përmirësojnë edhe gjendjen psikologjike të njeriut për shkak se ekspozimi në të ftohtë nxit prodhimin e endorfinës, hormon ky që ndihmon në zvogëlimin e nivelit të stresit dhe rritë nivelin e energjisë.

Në fund ekspertët këshillojnë që para se të filloni të bëni këto ushtrime është shumë më rëndësi që të fillohet nga nxehja e muskujve, pasi që nëse ky hap tejkalohet, muskujt pësojnë lëndime pasi që i ftohti i bën ata që të tensionohen.

Fizioterapistja, Angela Pepdjonovic, nga spitali i Operimeve Speciale në New York, ka këshilluar se duhet të visheni në mënyrë adekuate sepse nuk duhet të keni të ftohtë, por në të njëjtën kohë nuk duhet të mbingarkoheni duke e pasur shumë ngrohtë.

Por, Pepdjonovic ka thënë se ushtrimet në mot të ftohtë mund të mos jenë të mira për të gjithë.

“Ka disa rreziqe që duhet t’i kemi parasysh kur sistemi kardiovaskular punon më shumë, sidomos ata persona që vuajnë nga sëmundja e astmës, për shkak se gjendja e tyre mund të komplikohet”, ka thënë ajo.