Lifestyle

“Gucci”, “Prada” e “Tom Ford” janë vetëm disa nga brendet që dominuan Milanon

 

Duke i kërkuar falje Londrës dhe Nju-Jorkut, duket se “the game changers” në industrinë e modës janë brendet që i shfaqen koleksionet e tyre në Milano. Patjetër kjo është një hipotezë e ngritur pa parë ende magjinë e Parisit.

Nga 19 shtatori rrugët e Milanos ishin të mbushura me emrat më të rëndësishëm në botë si disenjatorë, blogerë, aktorë e modele. Si çdoherë fokusi i mediave ishte tek brendet më me zë të momentit, me “Fendin” dhe nisi java e modës. Kim Jones ishte ai që kishte vëmendjen kryesore pasi për të ky ishte koleksioni i parë debutues në markën që dikur drejtohej nga legjenda Karl Lagerfeld. Për kritikët ishte një dilemë që nga disenjatorët e rindërtoi më mirë “Fendin”. Inspirim për Jones ishin gratë që ai i shikon çdoherë nga hoteli në Romë. Veshjet ishin të realizuara me ngjyra të ftohta dhe prerje te drejta e katrore. Një formë e re e çantave ikonike gjithashtu u prezantua për publikun. “Një bravo për Kim Jones”.