Buburrecat janë mjaft miqësorë në oborr, por nuk ka asgjë më të bezdisshme se kur ata pushtojnë shtëpinë tuaj.
Mund të keni provuar të gjitha metodat për t’i hequr qafe, por nëse asgjë nuk ka funksionuar, ka ende potencial për zgjidhje.
Eksperti për këtë punë, Jonathan Nicholls, ka thënë se arsyeja pse shumë shtëpi kanë problem me buburrecat është sepse insektet tërhiqen nga ushqimi, uji dhe strehimi.
Pse i gjejmë buburrecat në shtëpitë tona gjatë verës më shumë se dimrit?
Ka disa arsye për këtë. Gjatë verës, njerëzit kanë tendencë të zhvillojnë më shumë aktivitete jashtë, si piknikë e tubime. Kjo mund të çojë në derdhjen e thërrimeve në tokë që mund të tërheqin buburrecat.
Temperaturat e nxehta rrisin aktivitetin metabolik që më pas rrisin edhe gjasat që buburrecat të futen në shtëpi.
Gjatë kohës së verës buburrecat kërkojnë më shumë burime ushqimi. Kjo mund të rezultojë në prezencën e tyre në shtëpi, shkroi DailyMail.
Si të identifikoni nga po vijnë ata?
Gjurmët e tyre fillojnë zakonisht nga një e çarë në dysheme apo mur. Ato vazhdojnë në një linjë të drejtë kah një burim ushqimi.
Mënyra më e lehtë për të gjetur gjurmët e tyre është të përcillni udhëtimin që bëjnë. Rrallëherë ata ndryshojnë vijën prej nga ecin.
Mënyra më e lehtë për t’i hequr qafe
Hapi i parë është të gjeni çfarë po i tërheq në shtëpinë tuaj. Filloni nga pastrimi i asaj prej të cilës po tërhiqen buburrecat, dhe nëse jeni me fat, ata mund të ikin vetë.
Përzieni një gotë uthull me tri gota ujë dhe spërkateni çdo hapësirë ku keni parë buburreca. Buburrecat i urrejnë aromat e livandës dhe mentës. Përzieni këto të dyja me ujë dhe spërkatni hapësirat.
Është po ashtu ide e mirë të mbyllni pikat hyrëse që t’i ndaloni buburrecat të futen sërish.
Është e rëndësishme që çdo ushqim, sidomos të ëmblat, të mbahen larg hapësirave ku mund të kenë qasje.
Është e rëndësishme që të pastroni vazhdimisht dyshemenë dhe dollapët, e të hidhni mbeturinat rregullisht.