Lifestyle

Si ndikon gjumi jo i mirë në rritjen e rrezikut të prekjes nga gripi

Foto ilustrim
 

Mjekët nuk reshtin së përsërituri rëndësinë e gjumit për mirëqenien fizike dhe mendore. Shumë studime konfirmojnë sa nevojë ka trupi për të paktën 7 orë gjumë në ditë që të rimëkëmbet dhe forcohet.

Në fakt, një prej këtyre studimeve thotë shprehimisht se njerëzit që flenë pak janë katër herë më të rrezikuar nga e ftohura se njerëzit që flenë sa duhet.