Lifestyle

Rreziku i rrezatimit nga llamba për tharjen e xhelit të thonjve

Rrezatimi nga llamba për tharjen e xhelit të thonjve mund të dëmtojë ADN-në dhe të shkaktojë mutacione në qelizat njerëzore që shkaktojnë kancer.

Disa dermatologë thonë se gjetjet në një studim të botuar më 17 janar në revistën Nature Communications nuk janë të reja kur bëhet fjalë për shqetësimet rreth dritës ultravjollcë ose UV nga çdo burim, shkruan The Sun.

Rezultatet riafirmojnë arsyen pse disa sallone bukurie kanë ndryshuar mënyrën se si bëjnë manikyrët me xhel ose i kanë ndaluar krejtësisht.

“Këto gjetje i shtohen të dhënave tashmë të publikuara mbi efektet e dëmshme të rrezatimit (ultraviolet) dhe tregojnë vdekjen e drejtpërdrejtë të qelizave dhe dëmtimin e indeve që mund të çojnë në kancer të lëkurës”, ka thënë doktoresha Julia Curtis, një profesore në Universitetin e Utahit.

Drita ultraviolet “A” depërton më thellë në lëkurë dhe përdoret zakonisht në llambat UV të thonjve, të cilat janë bërë të njohura gjatë dekadës së fundit. Drita ultraviolet mund të përdoret 280 deri në 400 nanometra, ndërsa spektri i përdorur në tharëset e thonjve është 340 deri në 395 nanometra.

Megjithatë, nëse nuk doni të hiqni dorë nga manikyrat me xhel, ka disa masa paraprake që mund të merrni për të zvogëluar rreziqet. Kremi i diellit duhet vendosur në duar, ndihmon shumë në minimizimin e rrezikut.