Lifestyle

Sa gjatë u duhet antibiotikëve për të dhënë efekt?

Antibiotik

Antibiotikët zakonisht përdoren për t’i ndihmuar trupat që të luftojnë infeksionet e rënda bakteriale.

E shumica kanë përdorur tashmë ato.

Qytetarëve në botë i shkruhen këto barna çdo vit për sëmundje të ndryshme.

Dikur mjekët i jepnin antibiotikët “sikur sheqerka”.

Por, shumë shtete i janë bashkuar luftës për ta parandaluar rezistencën ndaj antibiotikëve, dhe ato më nuk përdoren në mënyrë rutinore për të trajtuar të gjitha infeksionet, shkruan “The Sun”.

Antibiotikët nuk funksionojnë për çdo gjë, “The Sun” tregon se sa gjatë i duhet antibiotikëve për të dhënë efektin dhe nëse duhet marrë terapinë e plotë.

Sa gjatë duhet që antibiotikët të fillojnë së funksionuari?

Mund të ndiheni sikur keni qenë keq për një kohë të gjatë dhe në shumicën e rasteve doni të bëheni mirë sa më shpejt të jetë e mundur.

Antibiotikët punojnë duke vrarë bakteret apo duke parandaluar përhapjen e tyre. Mirëpo, nuk funksionojnë ndaj infeksioneve virale. Këtu përfshihen ftohja, gripi, COVID, infeksione të gjoksit, të veshit te fëmijët dhe në shumicën e kolleve apo fyteve të skuqura.

Në shumicën e rasteve antibiotiku rekomandohet nëse infeksioni bakterial nuk largohet pa të apo nëse rrezikoni të infektoni tjerët.

Po ashtu medikamente të shkruhen nëse infeksionit i duhet tepër kohë për t’u larguar apo nëse bart rrezik për komplikime serioze.

Sipas, Mike Hewitsonit, një farmacist nga Bristoli, antibiotikët funksionojnë menjëherë, por mund të mos ndiheni mirë menjëherë.

“Sa shpejt fillon së funksionuari varet nga antibiotiku, fuqia e tij dhe infeksionin që po e trajtonin. Nëse e merrni nëpërmjet terapisë intravenoze atëherë mund të fillojë së funksionuari brenda orëve. Por, disa antibiotikë që merren në mënyrë orale duhet një javë apo më tepër për të pasur efekt”, thotë Mike.

Shumica e antibiotikëve duhet të merren 7 deri 14 ditë. Në disa raste trajtimi në periudhë më të shkurtër funksionon po ashtu.

Mjeku i juaj do të vendosë për kohëzgjatjen e terapisë dhe tipin e antibiotikëve.

A duhet ta merrni terapinë e plotë të antibiotikëve?

Nëse filloni të ndiheni më mirë, mund të keni prirje që të mos vazhdoni me marrjen e antibiotikëve – por, mos e bëni këtë. Përfundojeni terapinë e plotë.

“Është shumë me rëndësi të përfundoni gjithë terapinë siç ju ka përshkruar mjeku, edhe nëse më nuk ndieni se keni infeksion dhe ndiheni më mirë”, thotë farmacisti Mike. “Nëse nuk e përfundoni terapinë mund të rrezikoni që të kthehet infeksioni”.

Duke bërë këtë po ashtu kontribuon në problemin e rezistencës së antibiotikëve.

Mos e ndaloni terapinë pa biseduar së pari me mjekun.

Nëse harroni ta merrni një antibiotik, nuk është fundi i botës, por merrni atë dozë në momentin kur ju bie në mend e vazhdoni më pas me terapinë sipas orarit të caktuar.

Por, mos merrni dozë të dyfishtë nëse e keni humbur orarin për të marrë njërën dozë, pasi kjo rrit rrezikun e efekteve anësore.

Kur mund të ndihem më mirë pasi të marrë antibiotikë?

Të gjithë janë ndryshe – siç është edhe reagimi ndaj antibiotikëve.

Shumica e njerëzve ndihen më mirë nga fundi i terapisë, por kjo dallon.

“Varet nga infeksioni dhe çfarë lloji i antibiotikut është marrë. Mbani mend se antibiotikët nganjëherë mund të ju bëjnë të ndiheni keq. Antibiotikët mund të ju shkaktojnë të vjella apo edhe probleme me stomak”, thotë Mike.

Nëse e keni përfunduar terapinë dhe nuk shihni shenja përmirësimi, atëherë kontaktoni mjekun.