Lifestyle

Si të minimizoni rrezikun e kancerit të stomakut?

Kanceri i stomakut është shkaku i dytë më tipik i vdekjeve të lidhura me kancerin. Megjithatë, meshkujt preken më shumë se femrat.

Stomaku është një qese e trashë muskulore e cila merr ushqim përmes ezofagut. Ushqimi përzihet me acid, mukozë dhe disa enzima të cila bëhen në një pastë të trashë dhe shtyhet poshtë në zorrën e hollë për tretje të mëtejshme. Duhet përmendur se në të shumtën e rasteve, kanceri i stomakut është vështirë të zbulohet herët.

Ju njohim me disa faktorë që mund ta shkaktojnë kancerin e stomakut:

Konsumimi i ushqimeve shumë të kripura, të tymosura dhe turshi, pasi konsiderohen kancerogjene për shkak të nitrateve dhe nitriteve.

Anemia pernicioze si pasojë e mungesës së vitaminës B12, për shkak të mungesës së faktorëve të brendshëm.

Infeksioni afatgjatë me Helicobacter Pylori – Gastrit kronik atrofik.

Inflamacioni afatgjatë i stomakut për çfarëdo arsye.

Dietat me pak fruta dhe perime.

Historia familjare e kancerit të stomakut.

Obeziteti dhe mbipesha.

Grupi i gjakut i tipit ‘A’.

Konsumimi i alkoolit.

Polipet e stomakut.

Pirja e duhanit.

Shenjat dhe simptomat e kancerit të stomakut:

Kjo sëmundje rrallë shkakton simptoma, prandaj kanceri i stomakut zbulohet në faza të avancuara.

Simptoma e hershme më e zakonshme që duhet të ngrejë dyshime është “ngopja e hershme”, d.m.th., ndjesia e ngopjes me një numër të vogël ushqimesh.

Anemi e shoqëruar me lodhje të madhe edhe pas kryerjes së një pune të vogël.

Siklet i paqartë në pjesën e sipërme të barkut mbi kërthizë.

Mundim apo të vjella me ose pa gjak.

Humbje e pashpjeguar e peshës.

Djegie e lukthit dhe mostretje e ushqimit.

Gjak në jashtëqitje.

Ulje e oreksit.

Ënjtje e barkut për shkak të lëngjeve, që ndodh në një fazë të avancuar të kancerit.

Kur simptomat e mësipërme vazhdojnë për një kohë më të gjatë, për më shumë se tre javë, atëherë duhet menjëherë të konsultoheni me një specialist për kontrollet që duhen bërë.