Studiuesit kanë zbuluar se mund të jetë e mundur të dallohen shenjat e demencës qysh nëntë vjet përpara se pacientët të marrin një diagnozë zyrtare.
Richard Oakley, drejtor i kërkimit në Shoqatën për Alzheimer, ka thënë se gjetjet “e rëndësishme” sugjerojnë se “për disa njerëz që vazhdojnë të zhvillojnë sëmundjen e Alzheimerit, problemet e kujtesës dhe të të menduarit mund të fillojnë deri në nëntë vjet përpara se të marrin një diagnozë”.
Ai ka deklaruar se përmes gjetjeve mund të ndihmohet të identifikohen personat në rrezik që mund të përfitojnë nga intervenimet e hershme, raportoi The Guardian.
“Kur shikuam në historitë e pacientëve, u bë e qartë se ata kishin treguar shenja të dëmtimit kognitiv disa vjet para se simptomat e tyre të bëheshin të dukshme sa për të dhënë diagnozën”, ka thënë Nol Swaddiwudhipong, një nga autorët e studimit.
Aktualisht ka shumë pak trajtime efektive për demencën. Ekspertët kanë thënë se kjo është pjesërisht për shkak se shpesh diagnostikohet pasi simptomat të bëhen të dukshme, ndërkohë që sëmundja mund të ketë filluar vite apo dekada më parë.
Studiuesit mblodhën të dhëna nga disa testime, si zgjidhja e problemeve, kujtesa, koha e reagimit, dhe të dhënat për humbje apo shtimit të peshës.
Kjo i lejoi studiuesit të shihnin nëse ndonjë shenjë ishte e pranishme në fillim, kur të dhënat u mblodhën për herë të parë midis pesë dhe nëntë vjetësh përpara diagnozës zyrtare.
Njerëzit që vazhduan të zhvillonin Alzheimerin shënuan më pak rezultate në krahasim me individët e shëndetshëm kur bëhej fjalë për detyrat e zgjidhjes së problemeve, kohën e reagimit, kujtimin e listave të numrave dhe kujtesën. Sipas studimit, ata kishin gjithashtu më shumë gjasa se të rriturit e shëndetshëm të kishin një rënie në 12 muajt e mëparshëm.