Lifestyle

Secili qen mund ta nuhasë kancerin

 

Qentë kanë qenë gjithmonë miku më i mirë i njeriut. Nuk është diçka e ekzagjeruar nëse thuhet se ata na qëndrojnë pranë si në sëmundje ashtu edhe në shëndet. Dëshmitë mjekësore po sugjerojnë se qentë tanë mund ta nuhasin kancerin tek njerëzit. Qentë kanë një nuhatje shumë të ndjeshme. Prandaj, studimet dhe incidentet e izoluara kanë treguar se qentë mund të zbulojnë shumë lloje kanceri në trup, shkruan portali “The Health”.

Ashtu si shumë sëmundje të tjera, sëmundjet e kancerit lënë gjurmë specifike ose shenja aromash në trupin dhe sekrecionet trupore të një personi. Studimet kanë treguar se qentë kanë një sens shumë të ngritur të nuhatjes dhe mund ta nuhasin këtë sëmundje. Hulumtimet kanë treguar se me disa trajnime, qentë mund të ndihmojnë në zbulimin e këtyre aromave specifike të kancerit dhe t’i paralajmërojnë njerëzit për praninë e tyre.