Nëse jeni jashtë dhe dielli fillon të perëndojë, gratë janë gjithmonë të parat që ankohen se kanë ftohtë. Shkencëtarët më në fund e kanë zgjidhur misterin dhe i janë përgjigjur pyetjes pse ndodh kjo, shkruan Telegraph.
Ata besojnë se gratë kanë evoluar për ta ndjerë më intensivisht të ftohtin, për t'u ndarë pak nga partneri në mënyrë që çifti të ketë sadopak paqe. Ata zbuluan se i njëjti tipar është i pranishëm në shumë zogj dhe gjitarë, me femrat që preferojnë një fole ose strofull komode dhe të ngrohtë, ndërsa meshkujt nuk shqetësohen shumë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Burrat dhe gratë e ndjejnë temperaturën ndryshe. Ky ndryshim nuk ka lindur që ne të mund të debatojmë me partnerët për ngrohjen, por krejt e kundërta. Nga pikëpamja evolucionare, qëllimi është të detyrojmë çiftin të largohet nga njëri-tjetri pak në mënyrë që të gjithë të shijojnë paqen dhe heshtjen”, ka thënë Eran Levin nga Universiteti i Tel Avivit.
Te zogjtë shtegtarë, meshkujt e kalojnë dimrin në zona më të ftohta se femrat. Në shumë gjitarë, meshkujt preferojnë hijen dhe femrat preferojnë diellin, ose meshkujt ngjiten në majat e maleve ndërsa femrat qëndrojnë në lugina.
Studimi, i botuar në revistën Global Ecology and Biogeography, shton se ndarja e meshkujve dhe grave redukton konkurrencën për burime në mjedis dhe mban larg meshkujt që mund të jenë agresivë dhe të rrezikojnë foshnjat.