Lifestyle

Çfarë ndodh me trupin dhe jetën tuaj nëse hiqni dorë nga kafeja dhe alkooli

 

A kanë njerëzit vërtetë nevojë për kafen e mëngjesit? Me gllënjkën e parë të kafesë, kafeina hyn në qarkullimin e gjakut dhe fillon të bëjë rrugën e saj drejt trurit, ku bllokon një neurotransmetues frenues të quajtur adenozinë. Ky proces rezulton në lirimin e hormoneve, si dopamina dhe serotonina, të cilat kanë efekt stimulues.

Koha e nevojshme për të reduktuar sasinë e kafeinës në trupin tonë me 50% është mesatarisht rreth pesë orë. Kjo shpjegon pse njerwzit mund të dëshirojnë një kafe tjetër pas disa orësh. Megjithatë, se sa shpejt kafeina largohet nga sistemi varet nga shumë gjëra, duke përfshirë moshën, kushtet mjekësore dhe ndërveprimet me ilaçet.