Vera është në mesin tonë dhe bashkë me të edhe dëshira që ne të dukemi sa më mirë. Pavarësisht se ku, në pushime, punë, kur dalim apo kur qëndrojmë në shtëpi; ne duam të dukemi dhe të ndihemi bukur.
Është e zakontë që ne të dukemi të freskët dhe bukur gjatë verës. Për t’ia arritur këtij qëllimi, të gjithë përpiqemi t'i ndjekim trendet që mbizotërojnë në verë. Kështu që tani do të mësojmë për trendët që kanë pushtuar verën 2022.
Po fillojmë së pari me flokët. Tendenca e re e flokëve për këtë verë është “Botticelli bob”. Ky është stili që u mundëson flokëve të jenë më të shkurtër e më të freskët në këtë stinë të nxehtë. Stili “Botticelli bob” karakterizohet nga “valët” e zgjatura dhe të shtrira, me flokë të shpupurishura, por shumë elegante. Gjithashtu bukuria i shtohet kur gjatësia e tij është më e shkurtër. Ky variant i flokëve përmban nuanca të ndryshme dhe është zgjidhja më e mirë e kësaj vere, ngase është modern, joshës dhe mbi të gjitha komod.
Pjesa më sfiduese gjatë verës është çfarë të veshim gjatë temperaturave të larta. Pavarësisht trendëve që vijnë dhe shkojnë, ato që nuk dalin asnjëherë nga moda janë fustanet maxi. Ato janë të përshtatshme për çdo lloj situate dhe me to mund të ndiheni shumë rehat edhe gjatë temperaturave të larta. Modelet e ndryshme të tyre, me ngjyra të ndezura, pa mëngë dhe me dizajne të veçanta, i bëjnë fustanet maxi zgjedhje të duhur për verë.
Hijeshinë këtyre fustaneve ua shtojnë sandalet dhe më të rehatshmet në këtë verë duket se janë “sandalet e peshkatarit”. Të sjella në versione më modern nga market më në zë të modës, këto sandale i gjeni gjithandej në këtë verë. Bardh e zi, apo me ngjyra, sandalet e peshkatarit janë sandalet e preferuara të të gjithëve në këtë sezon.
Nëse dëshironi diçka që do të zgjasë me vite, zgjedhja juaj nuk është asnjëherë gabim nëse ka të bëjë me dizajnet minimaliste. Ato janë gjithmonë në trend, sidomos në kohën e ngrohtë. Në këtë rast, është fjala për çantat minimaliste. Ato mund të kombinohen me çdo stil dhe veshje. Me modelet dhe ngjyrat e llojllojshme, këto çanta janë një zgjedhje e zgjuar për stinën e verës.
Dhe në fund për të kompletuar dukjen tonë, sigurisht se nuk duhet të mungojnë aksesorët. Njëri prej aksesorëve më të mirë dhe të përshtatshëm për stinën e verës janë kapelat. Në këtë verë kapelat më trendi janë “bucket hats” apo ndryshe kapelat në formë kove, kapelat e bejsbollit, të kopshtit dhe kapelat e kaubojve. Të gjitha këto stile të kapelave ndryshojnë tërësisht pamjen tonë gjatë ditëve me diell dhe janë një element që nuk duhet anashkaluar.
Këto ishin disa nga trendët që po mbizotërojnë verën 2022, por më e rëndësishmja është që ju të eksperimentoni dhe të ndiheni rehat me stilin tuaj.
-
18 gusht 2022 17:43
-
Shpërndaje në: