Lifestyle

A duhet të ndahen tabletat e ilaçeve në dy pjesë?

Ilaçet në formën e tyre më të zakonshme janë të shitura si tableta të vogla rrethore. Gjithashtu edhe në doza të mirë përcaktuara nga mjeku. Kështu janë edhe më të pranueshme dhe të përdorshme në popullatën e gjerë.

Megjithëse zakonisht jepen me recetë nga mjeku në dozat e duhura, në shumë raste të tjera dozat e tyre menaxhohen edhe nga vetë pacienti.

Ndarja në disa pjesë e tabletave të ilaçeve është një metodë e njohur për shumë njerëz, por a është gjithmonë e këshillueshme kjo metodë?

Ekspertët këshillojnë një listë me ilaçe, tabletat e të cilave nuk e lejojnë ndarjen në dy apo më shumë gjysma. Kjo sepse mund të sjellë pakësim të efektit që parashikohet të kenë këto ilaçe në trupin e njeriut.

Ilaçet e sëmundjeve kronike

Kur flitet për sëmundje kronike apo sëmundje të rënda sigurisht doza e ilaçeve që merren nga goja janë të shumta.

Sëmundjet si diabeti apo presioni i lartë i gjakut janë ndër këto sëmundje të cilat mbahen nën kontroll me anë të pilulave.

Ekspertët thonë se në këtë rast ndarja e tabletave të këtyre ilaçeve nuk përbën ndonjë problem. Kjo pasi nuk prek përbërjen e tyre të brendshme dhe nuk ka efekte anësore, thjesht ulin dozën e ilaçit.

Mjekët rekomandojnë se edhe në rastet kur ilaçet mund të ndahen në gjysmë, të bëhet kjo pak para se të konsumohen.

Në këtë mënyrë do të evitohet futja e lagështirës brenda përbërjes së medikamentit tuaj.

Ilaçet që nuk duhet të ndahen asnjëherë

Një nga shembujt më të mirë që mund të merret në këtë rast është apirina.

Ilaçet me përdorim të gjerë si aspirinat e zakonshme nuk këshillohet të ndahen asnjëherë përgjysmë. Kjo sepse mund të prishë përbërjen dhe vetitë e ilaçeve duke shkaktuar probleme të stomakut siç është ulçera apo refluksi.

Ndarja e këtyre ilaçeve prish barrierën që ato kanë në mbrojtjen e stomakut. Duke shkaktuar më pas këto efekte negative. /Agroweb