Lifestyle

Dy mënyra për ta larguar lodhjen e tepërt nga fytyra

Ditët kur ndiheni të lodhur dhe të stresuar, padyshim që nuk janë të këndshme për mendjen, por jo vetëm.

Lëkura e fytyrës është sinjali i parë që tregon gjithçka.

Nëse keni kaluar një natë pa gjumë, fytyra e ënjtur, e lodhur dhe sytë e nxirë, do ta tregojnë përgjatë gjithë ditës lodhjen.

Megjithëse rekomandoheni që gjithnjë të pushoni aq sa ju nevojitet, për ditët kur kjo nuk është e mundur dhe juve ju duhet të dukeni bukur, atëherë ju këshillojmë dy maska të lehta fytyre.

Ato mund t’i përgatisni në shtëpi dhe t’ii përdorni sa herë që keni nevojë të rigjallëroni fytyrën.

Trajtimi me mjaltë dhe banane

Kjo maskë është e pasur me vitaminë A nga banania dhe antioksidantë nga mjalti. Kjo do të thotë më shumë hidratim dhe rigjenerim për fytyrën tuaj të lodhur e të ashpër.

Përbërësit:

Gjysmë banane

2 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja:

Banania duhet të prehet në copa të vogla dhe të vendoset në mikser bashkë me mjaltin. Përziejini të dy përbërësit derisa të formohet një pastë kompakte e trashë. Vendoseni atë mbi fytyrë të pastër dhe lëreni të veprojë për 20 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm dhe nisni ditën me lëkurë të freskët dhe të ushqyer me vitamina.

Trajtimi me vaj ulliri dhe kafe

Të gjithë përbërësit e kësaj maske janë të njohur për vetitë e mira që kanë për fytyrë, prandaj ua rekomandojmë ta provoni patjetër në shtëpi.

Kafeja është një pastrues i mrekullueshme që largon papastërtitë nga thellësia e lëkurës dhe e lë fytyrën ta pastër e të bardhë. Vaji i ullirit ka veti zbutëse dhe hidratuese, ndërsa mjalti është anti-inflamatori më i mirë i natyrës.

Përbërësit:

5 lugë gjelle kafe

1 lugë gjelle mjaltë

1 lugë çaji vaj ulliri

Përgatitja:

Në një enë të thellë përzieni të gjithë përbërësit derisa të formohet dendësia e duhur. Më pas vendoseni atë mbi fytyrë dhe qafë të pastruar, duke e mbajtur për 30 minuta. Kur ta shpëlani maskën, fërkoni fytyrën dhe qafën me lëvizje rrethore për rezultate akoma më të dukshme. Shpëlajeni me ujë të freskët dhe do ta keni një lëkurë që shkëlqen./AgroWeb.org