Hulumtimet e mëparshme kanë zbuluar se aktiviteti i rregullt fizik i çdo lloji mund ta zvogëlojë inflamacionin e dëmshëm dhe ta rritë rrjedhjen e gjakut në tru. Studimi i ri është veçanërisht intrigues për shkak se pandemia ka goditur në gjysmë të rrugës, duke i lënë të moshuarit tashmë të pambrojtur e të izoluar socialisht - diçka e njohur prej kohësh si rrezik për njerëzit me probleme të kujtesës.
Hulumtimet e reja kanë treguar se edhe një rutinë e thjeshtë e ushtrimeve thjesht mund t’i ndihmojë amerikanët e moshuar me probleme të lehta të kujtesës.
Mjekët kanë këshilluar prej kohësh aktivitet fizik për ta mbajtur trupin të shëndetshëm. Mirëpo studimi i financuar nga Qeveria ka shënuar testin më të gjatë nëse stërvitja bën ndryshim sapo kujtesa fillon të zbehet – hulumtim i kryer në mesin e një pandemie që e ka shtuar izolimin në listën e rreziqeve për shëndetin e trurit të pjesëmarrësve.
Studiuesit kanë rekrutuar rreth 300 të moshuar me ndryshime të kujtesës që dallohen me vështirësi, të quajtura dëmtim mesatar njohës ose MCI – gjendje që ndonjëherë është, por jo gjithmonë, pararendës i Alzheimerit. Gjysmës iu caktuan ushtrime aerobike dhe pjesës tjetër lëvizje shtrënguese dhe balancuese që vetëm në mënyrë modeste rriten rrahjet e tyre të zemrës.
Një tjetër komponent kyç: Pjesëmarrësve në të dy grupet iu kushtua vëmendje nga trajnerët që punonin me ta në të gjithë vendin – dhe kur COVID-19 bëri që të mbyllen palestrat, u ndihmuan atyre të ushtronin në shtëpi nëpërmjet video-telefonatave.
Pas një viti, testimi kognitiv ka treguar në përgjithësi që asnjë grup nuk ishte përkeqësuar, ka bërë të ditur studiuesja kryesore Laura Baker, neuroshkencëtare në shkollën e mjekësisë, Wake Forest. As skanimet e trurit nuk treguan tkurrjen që zakonisht e shoqëron përkeqësimin e problemeve të kujtesës, ka shpjeguar ajo.
Dallimi
Për krahasim, pacientë të ngjashëm MCI, në një studim tjetër afatgjatë të shëndetit të trurit – por pa ushtrime – pësuan rënie të ndjeshme njohëse gjatë një viti.
Këto gjetje të hershme janë për t’u habitur dhe Instituti Kombëtar për të Moshuarit ka paralajmëruar se gjurmimi i atyre që nuk ushtrojnë në të njëjtin studim do të kishte ofruar prova më të mira.
Mirëpo, rezultatet sugjerojnë se “kjo është e mundur për të gjithë” – jo vetëm për të moshuarit mjaftueshëm të shëndetshëm për t’u djersitur fort, ka thënë Baker, i cili i ka prezantuar të dhënat në Konferencën Kombëtare të Shoqatës së Alzheimerit. “Ushtrimi duhet të jetë pjesë e strategjive parandaluese”, për të moshuarit në rrezik.
Hulumtimet e mëparshme kanë zbuluar se aktiviteti i rregullt fizik i çdo lloji, mund ta zvogëlojë inflamacionin e dëmshëm dhe ta rritë rrjedhjen e gjakut në tru, ka theksuar shefja shkencore e Shoqatës se Alzheimerit, Maria Carrillo.
Megjithëkëtë, studimi i ri është veçanërisht intrigues për shkak se pandemia ka goditur në gjysmë të rrugës, duke i lënë të moshuarit tashmë të pambrojtur të izoluar socialisht - diçka e njohur prej kohësh për të rritur rrezikun e njerëzve për problemet e kujtesës, ka vënë në dukje Carrillo.
Është një kohë frustruese për hulumtimin e demencës. Mjekët po hezitojnë të përshkruajnë një ilaç të ri me çmim të lartë të quajtur Aduhelm, i cili supozohej të ishte i pari që do ta ngadalësonte përparimin e Alzheimerit - mirëpo nuk është ende e qartë nëse i ndihmon vërtet pacientët. Hulumtuesit muajin e kaluar kanë raportuar një ilaç tjetër që funksionon në mënyrë të ngjashme - duke synuar pllakat amiloide që janë një shenjë dalluese e Alzheimerit - dështoi në një studim kyç.
Ndërkohë që amiloidi luan qartazi një rol, është e rëndësishme që prodhuesit e barnave gjithnjë e më shumë po synojnë shumë faktorë të tjerë që mund të çojnë në demencë, ka sqaruar Carrillo, sepse trajtimi ose parandalimi efektiv ka të ngjarë të kërkojë një kombinim të strategjive të personalizuara.
Qasje e re
Një shembull i një qasjeje të re: Ndonjëherë në demencë, truri ka probleme me përpunimin e sheqerit në gjak dhe yndyrave për energjinë që i nevojitet, ka shpjeguar John Didsbury nga T3D Therapeutics në takimin e Alzheimerit. Kompania e tij po teston një pilulë që synon ta përshpejtojë atë metabolizëm, me rezultatet që priten vitin e ardhshëm.
Ndërkohë, ka një urgjencë në rritje për të vendosur nëse hapat që njerëzit mund të ndërmarrin sot - si ushtrimet - mund të ofrojnë të paktën një mbrojtje.
Sa dhe çfarë lloj ushtrimi? Në studimin e Bakerit, të moshuarit supozohej të lëviznin për 30 deri në 45 minuta katër herë në javë, qoftë në një ndryshim të madh rutine apo ushtrime shtrirjeje. Kjo është një kërkesë e madhe për këdo, mirëpo Baker ka thënë se efektet e MCI-së në tru e bëjnë edhe më të vështirë për njerëzit që të planifikojnë dhe t’i përmbahen aktivitetit të ri.
Prandaj stimulimi social - të cilin ajo e vlerësoi me çdo pjesëmarrës që plotësoi mbi 100 orë stërvitje. Baker dyshon se vëllimi i madh mund të shpjegojë pse edhe shtrirja e thjeshtë ka shtuar përfitim të dukshëm. Pjesëmarrësit duhej të ushtroheshin pa mbështetje zyrtare për gjashtë muaj të tjerë, të dhëna që Baker nuk i ka analizuar ende.
“Ne nuk do ta kishim bërë ushtrimin vetë”, është shprehur studiuesi në pension i bujqësisë, Doug Maxwell nga Verona, Wisconsin, i cili iu bashkua studimit bashkë me gruan e tij.
Dyshja, të dy 81 vjeç, u caktuan të dy në klasat e streçingut. Ata u ndjenë aq mirë më pas, saqë kur mbaroi studimi, blenë biçikleta elektrike me shpresën për më shumë aktivitet -- përpjekjet që Maxwell pranoi se janë të vështira për t’u mbajtur.
Baker po udhëheq një studim edhe më të madh me të rriturit e moshuar për të parë nëse shtimi i ushtrimeve në hapa të tjerë që nuk mund të dëmtojnë, si ushqimi i shëndetshëm për zemrën, lojërat e trurit dhe stimulimi social së bashku mund të zvogëlojnë rrezikun e demencës.
Përktheu: Blerta Haxhiu