Pritja e më të keqes të ndodhë në çfarëdo situate që vjen, mund ta dëmtojë shëndetin mendor. Si i ndalojmë këto mendime toksike?
Imagjinoni se keni aplikuar për punën e ëndrrave dhe jeni përzgjedhur për raundin e dytë të intervistës. A festoni se keni arritur përparim deri tani, dhe filloni të përgatiteni për sfidën e re? Apo menjëherë filloni të imagjinoni mospranimin dhe vuani?
Ose ndoshta prisni për një përgjigje nga një mesazh drejtuar një miku. Kur nuk merrni përgjigje të menjëhershme, filloni të imagjinoni të gjitha mënyrat që mund ta keni ofenduar atë person – pa marrë në konsideratë mundësinë se ata vetëm mund të jenë të zënë me diçka tjetër.
Ndoshta janë ngjarjet gjeopolitike që ju shqetësojnë. Shpenzoni orë, çdo natë, duke menduar thellë për kërcënimin nga lufta bërthamore, shfaqja e një virusi tjetër vdekjeprurës ose mundësia e një recesioni ekonomik. Shkatërrimi që mund të shkaktohet për ju dhe familjen tuaj vazhdon të sillet në kokë.
Nëse ndonjë nga situatat ju duket e familjarizuar, mund të jeni të ndjeshëm ndaj katastrofës: një zakon mendor ku ju mbivlerësoni mundësitë që diçka e keqe po ndodh dhe ekzagjeroni pasojat e mundshme negative të atij skenari.
“Është një mënyrë e të menduarit e anuar nga negativja, e cila rrit intensitetin e emocioneve në nivele që janë të vështira për t’u menaxhuar dhe në disa raste janë dërrmuese”, shpjegoi Patrick Keelan, psikolog.
Studimet tregojnë se kjo gjendje kur mendon vetëm të keqen, paraqet kërcënim serioz për shëndetin mendor, dhe mund të rrisë ndjenjat e shqetësimit që shoqërojnë problemet si dhimbjen kronike. Kjo gjendje mund të ndodhë në çdo moment të jetës – po frika nga COVID-19, e kombinuar me pasigurinë politike dhe ekonomike, munden ta përkeqësojnë atë.
Për gjysmën e parë të shekullit 20, psikanaliza – e zhvilluar nga Sigmund Frojdi dhe të tjerë – ka qenë kryesore për trajtimin e sëmundjeve mendore. Qëllimi ishte të zbuloheshin frikët dhe dëshirat e ndrydhura përbrenda – shpesh si rezultat nga ngjarjet nga fëmijëria, dhe me natyrë seksuale – që krijonin konflikt psikologjik.
Nga mesi i shekullit, psikoterapistët si Albert Ellis dhe Aaron Beck filluan të kërkonin mënyra alternative për t’i udhëzuar njerëzit përmes shqetësimin të tyre. Në vend të zbulimit të konfliktit të fshehur psikologjik, ata u fokusuan në proceset e mendimit të vetëdijshëm të njerëzve.
Ata e lidhën këtë gjendje me fobinë. Nëse dikush që kishte frikë nga fluturimi, për shembull, një zhurmë të lehtë në kabinë mund ta interpretojë si shenjë të një defekti teknik. Nëse ata janë më pak të prirur të mendojnë për katastrofa, ata mund të vërejnë se ekipi i kabinës nuk janë të alarmuar, por një që mendon katastrofën vazhdimisht do të thoshte se stafi thjesht nuk po i kushtonte vëmendje – dhe ndërsa zhurma do të vazhdonte, ata do të fillonin të imagjinon mënyra të tmerrshme nga të cilat mund të vdesin.
Studimet në vazhdim tregojnë se të menduarit për katastrofa është një kontribuues serioz për shumë çrregullime të ankthit. Në punë, për shembull, një perfeksionist me tendenca të të menduarit të katastrofave mund të shqetësohet për gabimin më të vogël. Në një pikë, frika e personit mund të arrijë aq lart sa thjesht nuk do të mund të funksionojë në rolin që ka.
Në disa raste, njerëzit mund të fillojnë të mendojnë katastrofa kur janë në ankth. Nëse janë nervozë gjatë një prezantimi, ata mendojnë se rrahjet e zemrës janë shenjë se do të pësojnë sulm në zemër. Rezultati është i mendimit negativisht që mund të çojë në sulm paniku.
Përgjatë vitesh, studimet treguan se të menduarit për katastrofa mund të na bëjë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve mendore të tjera, përfshirë stresin post-traumatik, çrregullimin obsesiv-kompulsiv dhe llojeve të ndryshme të psikozave.
Të menduarit për keq madje mund të zgjojë ndjenjat e dhimbjes fizike.
Një shembull tjetër, imagjinoni se keni ankth serioz për prekjen me COVID-19, i cili tani po pushton të gjitha mendimet tuaja. Ndonëse është e arsyeshme të njohësh rrezikun e infeksionit, mund të hidhesh shpejt në përfundimin se je i infektuar sa herë që ndjen një dhimbje të lehtë në fyt dhe më pas të fillosh të kesh panik për aftësinë tënde për ta përballuar nëse sëmuresh.
Mund të filloni të mbani shënim sa herë keni arritur në konkludime për ngjarje që ju kanë ndodhur. Në këtë mënyrë do të shihni sa shpesh të menduarit se do të ndodhë një katastrofë ka krijuar shqetësim të panevojshëm.