Lifestyle

Varësia nga cigarja dhe alkooli të lidhura me gjenet e njeriut

 

A keni menduar ndonjëherë pse një person mund të pijë cigare për një vit dhe lehtë të heq dorë nga ajo, ndërsa një person tjetër do të bëhet i varur për të gjithë jetën? Pse disa persona nuk mund ta ndihmojnë veten nga abuzimi me alkool dhe të tjerë mund ta përdorin dhe ta lënë?

Një arsye është prirja gjenetike e një personi për të abuzuar me substanca. Studiuesit e Shkollës së Mjekësisë “UNC” të udhëhequr nga Hyejung Won, kanë filluar të kuptojnë këto dallime gjenetike themelore.