Lifestyle

3 ushqime me shumë proteina për humbje peshe pas të 40-tave

A keni menduar ndonjëherë se humbja e peshës bëhet më e vështirë me kalimin e moshës? Kjo bindje është krijuar bazuar në kulturat e dietës për dekada, dhe mund të ju shkaktojë probleme të përhershme nëse vërtetë e besoni atë, raporton portali “Eat This, Not That”.

Por, hulumtimet e reja sugjerojnë se metabolizmi i njeriut nuk ndikohet nga plakja, nga 20 deri në 60 vjeç. Edhe atëherë, metabolizmi bie vetëm me më pak se një për qind në vit, pas moshës 60 vjeçare. Dhe ky padyshim se është një lajm i mirë, pasi nënkupton se kemi shumë më tepër kontroll mbi metabolizmin, sesa kemi qenë të detyruar të besojmë.

Atëherë, pse ndodhë që ndërsa plakemi na duket më e vështirë të humbim peshë? Njerëzit shpesh janë më të zënë, kanë më shumë stres dhe janë të rrënjosur thellë në zakonet e jetesës. Thjesht me kalimin e vjetëve, formimi i zakoneve të reja bëhet më sfidues për shumë njerëz.

Prandaj, ekzistojnë disa lëndë ushqyese që janë të rëndësishme për ta mbajtur metabolizmin të funksionojë në mënyrë efikase, duke e bërë më të lehtë humbjen e peshës.

Zgjedhja e ushqimeve që janë të pasura me proteina, vitaminë D dhe kalcium po ashtu funksionon për ta ndërtuar masën e muskujve, për të mbajtur energji të qëndrueshme dhe për ta parandaluar dobësimin e kockave.

Salmoni

Ky peshk i shëndetshëm për zemrën është i pasur me proteina dhe yndyra omega-3. Zgjedhja e një burimi proteine ​​në çdo vakt të ushqimit, ju ndihmon të ndiheni të ngopur më gjatë dhe kështu mund të ndikojë edhe në numrin total të kalorive që i konsumoni gjatë ditës.

Vezët

Përveç përmbajtjes së lartë të proteinave, vezët janë të mbushura me lëndë ushqyese të tjera si, vitamina D, kolina dhe hekuri. Ndërsa dobitë e vezëve në shëndetin e njeriut janë debatuar prej kohësh, një nga studimet më të mëdha të dietës kardiovaskulare, arriti në përfundimin se konsumimi i vezëve nuk kishte lidhje me nivelet e ngritura të kolesterinës ose shkaktimin e sëmundjeve të zemrës. Shumica e mjekëve ndihen të sigurt duke e rekomanduar konsumimin e të paktën një veze në ditë.

Kosi

Kosi është i mbushur me proteina, madje më shumë se jogurti. Një gotë kos i ofron 17 gram proteina. Kombinimi i tij me manaferra, granola apo pluhur kanelle, e bënë kosin një ushqim të shëndetshëm për zorrët dhe të krijuar për ta larguar urinë.