Lifestyle

Nis të marrë formë qyteti lundures në Maldive

 

Një qytet po ngrihet në ujërat e Oqeanit Indian. Në një lagunë, vetëm 10 minuta me varkë larg nga Male, kryeqyteti i Maldives, po ndërtohet një qytet lundrues, i cili do të ketë kapacitet të strehojë deri në 20.000 njerëz.

I projektuar në formë të trurit, qyteti do të përbëhet nga 5.000 njësi lundruese, duke përfshirë shtëpi, restorante, dyqane dhe shkolla, me kanale që kalojnë në mes. Njësitë e para do të zbulohen këtë muaj, banorët do të fillojnë të lëvizin nëpër të në fillim të vitit 2024, derisa i gjithë qyteti do të përfundojë deri në vitin 2027, raportoi CNN të martën.