Lifestyle

Shprehitë më të mira të pirjes së kafesë që lidhen me jetëgjatësinë

Foto: Shutterstock
Foto: Shutterstock
 

Tri studime të reja që do të prezantohen në sesionin e përvitshëm shkencor të Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë, të bazuara në të dhënat e mbledhura nga një numër i ndryshëm pjesëmarrësish, kanë vërtetuar se pirja e kafesë, veçanërisht dy deri në tre filxhanë në ditë, nuk lidhet vetëm me një rrezik më të ulët për sëmundje të zemrës, por edhe me jetëgjatësinë, raportoi të dielën portali “Eat This, Not That”.

Për shkak se kafeja mund t’i shpejtojë rrahjet e zemrës, disa njerëz shqetësohen se pirja e saj mund t’i shkaktojë ose përkeqësojë disa probleme të zemrës. Prandaj shumica e këshillave mjekësore deri më tani, e rekomandonin ndalimin e pirjes së kafesë.