Lifestyle

Shpresa shtohet kur vala e Omicronit të ngrejë imunitetin global

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka lëshuar një deklaratë duke parashikuar një fund të “fazës urgjente” të pandemisë këtë vit, duke njoftuar që varianti Omicron ofron “shpresë të mjaftueshme për stabilizim dhe normalizim”
 

Tendencat inkurajuese pas dy vjetësh mjerimi nga koronavirusi kanë sjellë një ton të dukshëm shpresëdhënës për ekspertët e shëndetësisë. Parashikimet optimiste më parë ishin shkatërruar, mirëpo këtë herë ato mbështeten nga ajo që mund të quhet rreshtimi i argjendtë: Varianti tejet ngjitës do të lërë pas nivele jashtëzakonisht të larta imuniteti

Zyrtarët botërorë të shëndetësisë po japin shpresë që zbehja e valës së Omicronit mund t’i hapë rrugën një faze të re, më të menaxhueshme të pandemisë së COVID-19, edhe pse paralajmërojnë javë të vështira në vijim dhe mundësinë e shfaqjes së një varianti më të rrezikshëm.

Në SHBA rastet janë rritur e po bien me shpejtësi, duke ndjekur një model të parë në Britani dhe në Afrikën e Jugut, me studiuesit që parashikojnë një periudhë të përhapjes së ulët në shumë vende deri në fund të marsit. Megjithëse vdekjet në SHBA – tani në 2.000 çdo ditë – janë ende në rritje, pranimet e reja në spital kanë filluar të bien e kjo pritet të pasojë edhe në numrin e vdekjeve.