Lifestyle

Mendoni se çmimet e shtëpive po fluturojnë? Pyetini bujqit

Descriptive Text

Megjithatë, edhe pse jeta e Frankut nuk ka ndryshuar, disa qindra hektarë që ai zotëron rreth 129 kilometra në veriperëndim të Des Moines e kanë bërë atë papritur me vlerë prej miliona dollarëve

Fermeri i gjeneratës së katërt i misrit dhe sojës, Jeff Frank, nuk ndihet i pasur, mirëpo bazuar në vlerën e rritjes së tokës së tij në Iowan veriperëndimore, është një term mjaft i qëlluar për ta përshkruar atë, megjithëse qeshet me këtë ide.

Ai jeton në shtëpinë gati shekullore, rrit perime në kopshtin e familjes dhe blen gjëra në të njëjtat dyqane afro 24 kilometra poshtë rrugës. “Jetojmë në të njëjtën mënyrë si kemi jetuar gjithmonë”, ka thënë ai.

Megjithatë, edhe pse jeta e Frankut nuk ka ndryshuar, disa qindra hektarë që ai zotëron rreth 129 kilometra në veriperëndim të Des Moines e kanë bërë atë papritur me vlerë prej miliona dollarëve.

Mund t’ju vijë si befasi banorëve të qytetit të ngazëllyer nga vlera e shtëpisë së tyre që fermerë të panumërt sikurse Franku në të vërtetë janë duke përjetuar një bum të pasurive të paluajtshme që i bënë çmimet e banesave më të zbehta. Teksa çmimet mesatare të shtëpive ekzistuese u rritën për 15.8% në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar, vlerat e tokës bujqësore u rritën për dyfishin e asaj norme në vendet si Iowa.

“Jam pa dyshim i befasuar nga magnituda”, ka theksuar Wendong Zhangm, ekonomist në Universitetin Shtetëror të Iowas, i cili mbikëqyr një studim vjetor të vlerës së tokës bujqësore.

Rritja e vlerave posaçërisht në Midwest është shkak i çmimeve të larta që paguhen për të korrat kryesore të misrit dhe sojës, korrjeve të bollshme në vitet e fundit shoqëruar me norma të ulëta interesi dhe optimizëm që kohët e mira do të vazhdojnë.

"Unë jam pa dyshim i befasuar nga madhësia," tha Wendong Zhang, një ekonomist në Universitetin Shtetëror të Iowas, i cili mbikëqyr një studim vjetor të vlerës së tokës bujqësore.

Rritja e vlerës

Rritja e vlerave, veçanërisht në Midwest, është për shkak të çmimeve të larta që paguhen për të korrat kryesore të misrit dhe sojës, korrjeve të bollshme në vitet e fundit shoqëruar me norma të ulëta interesi dhe optimizëm që kohët e mira do të vazhdojnë.

Mirëpo, ky fakt duket më shumë si një bekim i përzier. Ata po pasurojnë fermerët që tashmë kanë shumë tokë, mirëpo po bëhet më e vështirë për operatorët e vegjël ose fermerët e rinj që fillojnë të marrin tokë, nëse nuk e kanë të trashëguar atë.

"Nëse e humbisni këtë mundësi, mund të mos keni një shans tjetër," ka vënë në dukje Zhang, duke përshkruar gjendjen aktuale.

Sa për konsumatorët, kostot më të larta të tokës zakonisht nuk ndikojnë në çmimet e ushqimeve.

Historikisht vlerat e tokës bujqësore rriten dhe bien, mirëpo në dy dekadat e fundit, ato kryesisht janë rritur, sidomos vitin e kaluar janë rritur shumë – 33% në pjesën e shtetit, te Franku dhe 29% në të gjithë Iowan, një nga vendet më të mira bujqësore në vend. Çmimet bujqësore po ashtu janë rritur diku tjetër në Midwest dhe në shumicën e pjesëve tjera të vendit.

Bankat e Rezervës Federale në Çikago dhe Kansas City kanë raportuar rritje dyfishore në Illinois, Wisconsin, Indiana, Missouri dhe Nebraska.

Në Iowa toka bujqësore mesatarë është rritur nga 7.559 dollarë për hektar në vitin 2020 dhe për 9.751 dollarë për hektar në vitin 2021.

Në nivel kombëtar toka bujqësore mesatare u rrit mesatarisht 7%, ama kjo nuk përfshin gjysmën e fundit të vitit 2021, kur çmimet me të vërtetë u ngritën në shumë zona.

Çmimet e tokës bujqësore madje janë rritur në Kaliforni pavarësisht shqetësimeve për thatësirën e vazhdueshme. Në vitin 2021, çmimet mesatare prej 10.900 dollarësh për hektar u rritën 9% nga viti 2020.

Blerjet e tokës shtojnë një tendencë kombëtare ekzistuese për më shumë prodhim bujqësor që vjen nga fermat gjithnjë e më të mëdha.

Dan Sumner, një ekonomist bujqësor në Universitetin e Kalifornisë-Davis, vlerëson disa nga vlerat në rritje të kalimit në kultura me vlerë të lartë, të tilla si zëvendësimi i jonxhës me pemë arrore.

Megjithëkëtë, Sumner ka treguar se në përgjithësi fermerët po ndihen mirë për të ardhmen e tyre.

“Besimi në ekonominë e bujqësisë”

“Kjo pasqyron besimin në ekonominë e bujqësisë”, ka theksuar ai.

Rritja vjen pas viteve të trazuara të luftërave tregtare, shkatërrimit të tregut për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe thatësirës në pjesën më të madhe të Perëndimit.

Për fermerët individualë, përfitimi më i madh i rritjes së vlerave është se ata mund të huazojnë para me norma më të mira për nevoja vjetore si fara dhe pleh dhe investime afatgjata si traktorë dhe akoma më shumë tokë.

Çmimet e larta kanë nxitur shumë njerëz të blejnë dhe shesin tokë, duke çuar në një rekord prej 765 milionë dollarësh në shitjet e tokës bujqësore vitin e kaluar, të mbikëqyrur nga Farmers National Company, një nga kompanitë më të mëdha të shërbimeve të pronarëve të tokës.

Randy Dickhut, ndërmjetës i pasurive të paluajtshme të Farmers National në Omaha, Nebraska, ka treguar se një vit më tipik do të shihte rreth 500 milionë dollarë shitje.

Mirëpo Holly Rippon-Butler, e cila drejton një baxho me prindërit e saj në veri të Nju-Jorkut, i quajti rritjet e çmimeve të tokës bujqësore "çmenduri”.

“Realitet i hidhur është se blerja e tokës është pothuajse e pamundur nëse nuk keni një burim paraekzistues të pasurisë familjare të brezave”, ka thënë Rippon-Butler, e cila punon me Koalicionin Kombëtar të Fermerëve të Rinj, një organizatë që ndër prioritetet e tjera mbron ndryshimet e politikave dhe financimin publik, e cila do të mundësonte që më shumë njerëz të kenë qasje në tokë.

Duke pasur parasysh çmimet e larta të tokës, Rippon-Butler, ka thënë se fermerët fillestarë që ajo has zakonisht punojnë vetëm një çerek hektar tokë, kurse i shohin 20 hektarë si një operacion relativisht të madh. Shumë fermerë marrin edhe tokë me qira dhe me rritjen e vlerave rriten edhe tarifat e qirave.

Franku, fermeri në Iowan veriperëndimore, ka sqaruar se edhe pse ai është teknikisht më i pasur tani, e ka të vështirë të zgjerojë pronat e tij, ndërsa përgatitet t'ia kalojë pronën brezit të ardhshëm.

"Kam djalin që punon me mua dhe sigurisht që ai do të donte të zgjerohej, por blerja e tokës bujqësore tani është një ndërmarrje e madhe", ka theksuar ai. “Edhe për një fermë të vogël po flitet për miliona dollarë”.

Përktheu: Blerta Haxhiu