Lifestyle

Ngrohja globale dëmton shëndetin e foshnjave dhe fetuseve

 

Kriza klimatike po dëmton shëndetin e fetuseve, foshnjave në mbarë botën, kanë zbuluar gjashtë studime të reja.

Shkencëtarët zbuluan se rritja e nxehtësisë lidhej me shtimin e shpejtë të peshës tek foshnjat, gjë që rrit rrezikun e obezitetit në jetën e mëvonshme. Temperaturat më të larta u lidhën gjithashtu me lindjen e parakohshme, e cila mund të ketë efekte shëndetësore gjatë gjithë jetës, dhe me rritjen e shtrimeve në spital të fëmijëve të vegjël.