Bakteret mund të jetojnë për javë ose muaj në rrobat tuaja, kanë bërë të ditur ekspertët e sëmundjeve infektive. Ata kanë këshilluar që të mos i lini njerëzit e tjerë e as mos u ulni vet në shtratin tuaj të gjumit, pasi në rroba mund të ketë baktere që ende janë aktive.
Kontakti i rrobave me shtratin mund të shkaktojë infeksione, skuqje të trupit, puçrra e madje edhe pleshta.
Një nga arsyet që shpesh shohim puçrra në shpinë dhe gjoks është për shkak të rrobave të yndyrshme, që e mbledhin pluhurin e ambientit të jashtëm, djersën dhe lëkurën e vdekur. Me ç’rast, shtrati i gjumit mund të jetë një qendër e madhe e bartjes së gjithë papastërtisë.
Eksperti i Mikrobiologjisë, Philip Tierno, rekomandon që pastrimi i tyre apo ndërrimi i rrobave para uljes është zgjidhja më e mirë.