“Besoj fuqishëm që kjo duhet të flitet”, ka theksuar Voldman, i cili jep lëndën e historisë në shkollën e mesme Natick, 15 milje në perëndim të Bostonit. Si nip i një të mbijetuari të Holokaustit, ai ka thënë “është e drejtë të bëjmë paralele midis asaj që ndodhi më 6 janar dhe rritjes së fashizmit”
Ajo që studentët po mësojnë për kryengritjen në Kapitolin e SHBA-së më 6 janar mund të varet nga vendi ku ata jetojnë.
Në një periferi të Bostonit, në Masaçusets, mësuesi i historisë Justin Voldman ka thënë se studentët e tij do të kalojnë ditën duke mbajtur shënime rreth asaj çka ka ndodhur dhe të bisedojnë rreth brishtësisë së demokracisë.
“Besoj fuqishëm që kjo duhet të flitet”, ka theksuar Voldman, i cili jep lëndën e historisë në shkollën e mesme Natick, 15 milje në perëndim të Bostonit. Si nip i një të mbijetuari të Holokaustit, ai ka thënë “është e drejtë të bëjmë paralele midis asaj që ndodhi më 6 janar dhe rritjes së fashizmit”.
Voldman ka treguar se ai ndihet me fat: “Ka pjesë të tjera të vendit ku... do të frikohesha të bëhesha mësues”.
Porositë për kujdes
Liz Wagner, mësuese e klasës së tetë dhe nëntë të studimeve sociale në një periferi të Des Moines të Iowas, çdoherë e më republikane, ka pranuar një email nga një administrator vitin e kaluar, duke i paralajmëruar mësuesit të jenë të kujdesshëm në mënyrën se si organizojnë diskutimin.
“Me gjasë isha shumë, nuk e di nëse fjala e duhur është naive, ndoshta e rraskapitur nga mësimi në pandemi në vitin e kaluar, për ta kuptuar se sa e diskutueshme do të bëhej kjo”, ka thënë ajo.
Disa studentë i kishin bërë pyetje Wagnerit vitin e kaluar kur ajo iu kishte referuar asaj që ndodhi si kryengritje. Ajo u përgjigj duke iu kërkuar atyre ta lexonin përkufizimin e fjalës në fjalor. Këtë vit, ajo me siguri do t’u tregojë studentëve video të protestave dhe do të kërkojë nga ata të shkruajnë rreth asaj se çka tregojnë pamjet.
“Kjo është diçka që duhet të bëj për t’u siguruar se nuk jam duke e mërzitur askënd”, ka thënë Wagner. “Vitin e kaluar isha në vijën e parë të luftës së COVID, duke u përpjekur t’i shmangesha virusit, kurse tani jam në vijën e parë të luftës kulturore e nuk dua të jem atje”.
Me turmat që bërtasin në mbledhjet e bordit të shkollës dhe komitetet e veprimit politik që investojnë miliona dollarë në gara për të zgjedhur kandidatët konservatorë në të gjithë vendin, biseda me studentët rreth asaj që ka ndodhur më 6 janar po bëhet gjithnjë e më e ngarkuar.
Mësuesve tani u lihet të vendosin se si – ose nëse – do t’i udhëzojnë studentët e tyre rreth ngjarjeve që qëndrojnë në zemër të ndarjes së vendit. Kurse mësimet nganjëherë ndryshojnë në varësi të faktit nëse ato janë në gjendje të kuqe ose kaltër.
“Facing History and Ourselves”, një organizatë jofitimprurëse që ndihmon mësuesit me mësime të vështira sikurse Holokausti, ka ofruar këshilla se si të hapnin temën me studentët në orët pas trazirave.
Brenda 18 orëve të publikimit pati 100.000 shikime të faqeve – një nivel interesi që Abby Weiss, e cila mbikëqyr zhvillimin e mjeteve mësimore të organizatës jofitimprurëse, tha se kjo nuk është diçka që grupi e ka parë më herët.
Dallimi racor?
Në vitin që pasoi, tha Weiss, ligjvënësit dhe guvernatorët republikanë në shumë shtete kanë mbrojtur legjislacionin për të kufizuar mësimin e materialit që eksploron se si raca dhe racizmi ndikojnë në politikën, kulturën dhe ligjin amerikan.
"Mësuesit janë të shqetësuar", ka theksuar ajo. “Në pamje të parë, nëse lexoni ligjet, ato janë mjaft të paqarta dhe vështirë të dihet se çfarë është e lejueshme dhe çfarë jo”.
Diskutimet racore janë të vështira për t'u shmangur kur diskutohet për trazirat, sepse supremacistët e bardhë ishin midis atyre që zbritën në sallat e pushtetit, ka thënë Jinnie Spiegler, drejtore e kurrikulës dhe trajnimit për Lidhjen Antishpifje. Ajo ka vënë në pah se grupi është i shqetësuar se kryengritja mund të përdoret si një mjet rekrutimi dhe shkroi një udhëzues të sapopublikuar për të ndihmuar mësuesit dhe prindërit të luftojnë ato përpjekje radikalizimi.
“Të flasësh për supremacinë e bardhë, për ekstremistët e supremacistë të bardhë, të flasësh për flamurin racist të Konfederatës, është e tepërt për shumë arsye”, ka shpjeguar Spiegler.
Anton Schulzki, presidenti i Këshillit Kombëtar për Studimet Sociale, ka treguar se shpesh janë studentët ata që ngrenë çështjet racore. Vitin e kaluar, ai ishte vetëm në fillim të diskutimit të asaj çka ndodhi kur një nga nxënësit e tij të nderuar në shkollën e mesme William J. Palmer në Kolorado Springs kishte thënë: "Nëse ata rebelë do të ishin të gjithë afro-amerikanë, të gjithë do të ishin arrestuar tashmë”.
Që atëherë, tre kandidatë konservatorë të bordit të shkollës fituan vende në bordin e shkollës ku jep mësim Schulzki dhe distrikti shpërndau ekipin e tij drejtues të kapitalit. Ai mbrohet nga një kontratë që ofron mbrojtje të lirisë akademike dhe ka diskutuar trazirat në mënyrë periodike gjatë vitit të kaluar.
Shqetësimi i shoqatës së mësimdhënësve
Mësuesit e shqetësuar kanë kontaktuar Federatën Amerikane të Mësuesve, e cila muajin e kaluar ka paditur New Hampshire për kufizimet e reja në diskutimin e racizmit sistemik dhe temave të tjera.
"Ajo që po dëgjoj tani pa pushim është se këto ligje që janë miratuar në vende të ndryshme synojnë me të vërtetë të qetësojnë diskutimin e ngjarjeve aktuale", tha Randi Weingarten, presidenti i sindikatës dhe një ish-mësues i studimeve sociale. “Jam shumë i shqetësuar për atë që do të thotë për sa i përket mësimdhënies ndërsa po i afrohemi gjithnjë e më shumë 6 janarit”.
Frika më e madhe për Paula Davis, një mësuese e arsimit special të shkollës së mesme në një qark rural qendror të Indianës, është se diskutimi rreth asaj që ndodhi mund të përdoret nga mësuesit me një plan politik për të indoktrinuar studentët. Ajo nuk do të diskutojë 6 janarin në klasën e saj; fokusi i saj janë matematika dhe anglishtja.
"Unë mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme që çdo mësues që trajton atë temë ta bëjë këtë nga një këndvështrim i paanshëm", tha Davis, një kryetar rajonal i “Moms for Liberty”, një grup, anëtarët e të cilit kanë protestuar ndaj detyrimit të maskave dhe vaksinave dhe teorisë kritike të racës. "Nëse nuk mund të bëhet pa paragjykime, atëherë nuk duhet bërë".
Por nuk ka asnjë mënyrë që Dylan Huisken ta shmangë këtë temë në klasën e tij të shkollës së mesme në Missoula, Montana, në qytetin e zonës Bonner. Ai planifikon të përdorë përvjetorin për t'i mësuar studentët e tij të përdorin zërin e tyre në mënyrë konstruktive duke bërë gjëra të tilla si t'u shkruajnë ligjvënësve.
"Mosadresimi i sulmit", ka përmendur Huisken, "do të thotë që idealet qytetare që ne mësojmë, ekzistojnë në një vakum dhe nuk kanë ndonjë zbatim në botën reale, se njohuritë qytetare janë thjesht gjëra të vogla".