Lifestyle

Vaksina nuk ndihmon në formimin e varianteve të reja të koronavirusit

 

Vaksinat që janë zhvilluar për të na mbrojtur nga Sars-Cov-2, nuk janë përgjegjëse për gabimet që has virusi kur riprodhohet, të cilat siç u përmend më lart, janë një fenomen natyror. Në rast se virusi nuk do të kishte mundësi që të riprodhohej shumë, do të kishte më pak shanse për mutacione dhe variante të reja

Omicron, varianti iri i koronavirusit që sapo u identifikua nga autoritetet shëndetësore të Afrikës së Jugut, por që ishte i pranishëm në Evropë prej disa muajsh, ka fituar vëmendjen e botës dhe cilësohet si një variant shumë shqetësues për pasojat që mund të ketë.

Janë mutacionet e tij të shumta (veçanërisht në proteinën që vesh nga jashtë virusin), disa tashmë të njohura, dhe të tjera të pa hasura më parë, ato që kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Dhe ashtu siç ndodhi më herët me variantet Alfa dhe Delta, lind pyetja: A nuk është faji i vaksinave për këtë mutacion? Përgjigja është jo, dhe ja cilat janë arsyet.