Lifestyle

Përse fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzëna nuk duhet të konsumojnë peshkun ton

Ushqimi i shëndetshëm është vetëm çështje ndërgjegjësimi. Fatkeqësisht, industria ushqimore e ka bërë më të vështirë ndonjëherë të dimë në të vërtetë se çfarë është e shëndetshme dhe çfarë jo, duke vendosur reklama dhe etiketa disi “mashtruese”.

Autoritetet spanjolle rekomandojnë që fëmijët poshtë moshës 10 vjeç dhe gratë shtatzëna të mos konsumojnë peshk ton. Por përse?

Kjo për shkak të nivelit të lartë të merkurit që është gjendur te peshku ton. Ky metal toksik shkakton nervozizëm, probleme me tretjen dhe me sistemin imunitar.

Çfarë duhet bërë në vend të kësaj: Kufizoni konsumin e tyre dhe kërkoni peshk të freskët, të rritur në ujëra të pastër. /neps