Sipas një studimi të ri, zgjerimi i digave hidroelektrike ka pasur një ndikim shkatërrues për vendbanimet e tigrave dhe jaguarëve. Studiuesit kanë gjetur se konstruksioni i digave, sidomos në Azi, ka prekur në më shumë se një të pestën e tigrave të mbetur në botë.
Në disa zona vendore pyjore, thuhet se këto diga kanë përshpejtuar zhdukjen e tigrave. Jaguarët po përballen me një kërcënim gjithnjë e në rritje nga digat në vargmalet e tyre, të cilat pritet të katërfishohen.
Bota moderne nuk ka qenë e mirë me tigrat.
Pavarësisht reputacionit të tyre të frikshëm e ikonik, tigrat janë zhdukur me mbi 90% të gamës së tyre origjinale gjatë shekullit të fundit.
Ndërkohë që numrat janë përmirësuar në vitet e fundit, ata ende klasifikohen nga IUCN si specie në rrezik, me rreth 3,500 në total.
Histori e ngjashme është edhe për jaguarët.
Shpërndarja e këtyre grabitqarëve të zhdërvjellët, të cilët shtrihen mes jugperëndimit dhe Argjentinës, është përgjysmuar.

Studimi i ri tregon se përpjekjet globale për të zhvilluar hidrocentrale për energji ka pasur një ndikim shkatërrimtar në vendbanimet e okupuara nga këto specie.
Hulumtuesit kanë identifikuar më shumë së një mijë diga ekzistuese që kryqëzohen me vendin ku shtrihen tigrat dhe jaguarët.
Ata e përpunuan me kujdes sasinë e zonave pyjore që ishte përfshirë nga konstruksioni dhe arritën në përfundim se mbi 13,000 kilometra katrorë të vendbanimit të tigrave ishin përmbytur për të krijuar rezervuarë për digat.
Kjo me shumë gjasë ka pasur një ndikim të madh në numrin e tigrave.
“Më shumë se një në pesë tigra kanë qenë të prekur nga përmbysja e vendbanimit të tyre të përfshirë në ndërtimin e digave”, ka thënë bashkautorja Ana Filipa Palmeririm, nga Universiteti i Portos.
“Një humbje e tillë e vendbanimeve të tyre pritet të kontribuojë në numrin e përgjithshëm të popullimit të tigrave”.
“Po të mos ishin këto rezervuare, popullimi i tigrave sot do të ishte 20% më i lartë”, ka treguar bashkautori Dr. Luke Gibson, nga Universiteti Jugor i Shkencës dhe i Teknologjisë, në Shenzhen të Kinës.
“E kjo po shkon drejt një rruge shumë të gjatë për të rritur a dyfishuar popullimin global të tigrave, siç kanë vendosur të shkojnë shumë politikëbërës kohëve të fundit”.
Në disa zona vendase, ndërtimi i digave me sa duket ka parë zhdukjen e tigrave.
Zhvillimi i një rezervuari të hidrocentralit kërkon rrugë dhe konstruksioni shpesh e copëton një pyll të mbushur në copa të vogla.
Në vitet ’80, konstruktimi i digës dhe rezervuarit në Cheow Lan të Tajlandës kishte përmbytur rreth 165 kilometra katrorë të pyllit, duke shkatërruar në më shumë se 100 ishuj me përmasa të njëjta.
“Pak kohë pas përmbysjes së rezervuarit, tigrat u zhdukën nga kjo zonë”, ka theksuar Dr.Gibson.
“Kështu që, krijimi i një rezervuari të madh në mes të atij peizazhi e shpartalloi pyllin në copa të vogla, dhe për shkak të kësaj, shpesh këta tigra nuk do të jenë në gjendje të mbijetojnë në këtë pyll të copëtuar”.
Për jaguarët, ndërtimi i digave më shumë është një si një kërcënim i ardhshëm e jo aktual.
Teksa mbi 25,000 kilometra katrorë të shtrirjes së tyre kanë humbur nga konstruksioni ekzistues, numri i digave në zonat e vendbanimeve të tyre do të katërfishohet.
Shumë prej tyre do të vendosen në Amazon, me planin e Brazilit për të ndërtuar afërsisht mbi 300 diga në zonat e jaguarëve.
Kjo shtron pyetjen për autorët nëse përfitimet e këtyre zhvillimeve të ardhshme i tejkalojnë kostot mjedisore.
“Kjo duhet të jetë një thirrje e madhe paralajmëruese për praktikuesit e ruajtjes”, ka thënë prof.Neil Carter nga Universiteti i Miçiganit, i cili nuk është përfshirë në studime.
“Studimi nënvizon rëndësinë e komunitetit të ruajtjes që po punon herët dhe në bashkëpunim me planifikuesit e tokës, zhvilluesit e energjisë dhe me inxhinierët për të eliminuar a reduktuar ndikimet e digave në speciet tokësore para se të jetë shumë vonë”.
“Për më tepër, nënvizon edhe rëndësinë e transparencës në projektet e ndërtimit të digave duke përfshire të dhëna të hapura për projektin, madhësinë e rezervuarit dhe kapacitetin megavat, për të mundësuar vlerësime gjithëpërfshirëse në ndikimin e tyre”.
Studimi u publikua në gazetën “Communications Biology”.
