Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

3 këshilla për ta kaluar dimrin pa ftohje dhe grip

Ngadalë, por sigurt po vjen dimri – stina e cila karakterizohet me rritjen e rasteve të ftohjeve dhe gripit, si dhe simptomave të tyre të ndryshme përcjellëse. Derisa karakteristikat kryesore të ftohjes janë ethet, teshtitja dhe dhimbja e fytit, gripi shoqërohet rregullisht me temperaturë të rritur (deri në 40°C), dhimbje në muskuj dhe nyje, lodhje, lodhje afatgjatë dhe ndjenjën e plogështisë dhe rraskapitjes. Ndonjëherë ftohja, edhe pse në dukje e padëmshme, mund të çojë në infeksione sekondare bakteriale të veshit të mesëm (lat. otitis media), veçanërisht tek fëmijët, sinusit apo pneumoni, të cilat kërkojnë trajtim me antibiotikë.

Imuniteti është rezistenca e organizmit ndaj infeksionit, sëmundjes, apo ndonjë invazioni tjetër biologjik, transmeton koha.net.

Ai është një sistem kompleks i mbrojtjes së trupit tonë nga ndikimi i jashtëm i dëmshëm (bakteret, viruset dhe parazitët). Ushqyerja e dobët dhe jo e larmishme mund ta dobësojë atë që është arsyeja se pse është shumë i rëndësishëm konsumi i të gjitha vitaminave dhe mineraleve të nevojshme, sepse pikërisht mungesa e tyre e favorizon shfaqjen e sëmundjes. Me këtë nuk mendojmë vetëm për sëmundjet kronike, por edhe për ato akute, virale dhe bakteriale. Ushqyerja e zakonshme e sotshme nuk siguron sasi të mjaftueshme të vitaminave, mineraleve dhe aminoacideve për ta ruajtur shëndetin optimal. Kjo është pikërisht arsyeja se pse kemi vendosur t’ju prezantojmë përzgjedhjen e duhur të ushqimeve, mikronutrientëve dhe mënyrën e jetesës që janë më të rëndësishmet për t’i forcuar aftësitë mbrojtëse të organizmit.

1. Vitamina C

Vitamina C ose acidi L-askorbik është ndoshta materia më e njohur thelbësore ushqyese për grupin e njohur si vitamina. Në organizëm, vitamina C e luan një rol shumë të rëndësishëm: ajo është e nevojshme për sintezën e kolagjenit, e forcon funksionin e sistemit të mbrojtjes trupore duke e stimuluar aktivitetin e qelizave të bardha të gjakut, ndihmon në absorbimin e hekurit dhe në këtë mënyrë edhe formimin e qelizave të kuqe të gjakut. Për më tepër, efektet e dobishme të vitaminës C janë demonstruar në segmentin e shkurtimit të kohëzgjatjes së ftohjes dhe të lehtësimit të simptomave. Megjithatë, vitamina C është jostabile dhe shpejt humbet gjatë ngrirjes dhe ruajtjes së ushqimeve në frigorifer. Ajo gjithashtu zhduket nga procesimi termik dhe nga gatimi me ujë.

Edhe Trajtimet si të shpëtoni nga ftohja Lifestyle Trajtimet si të shpëtoni nga ftohja

Askorbat natriumi (kripa minerale e acidit askorbik) është një mënyrë e thjeshtë dhe praktike për t’ia siguruar trupit një sasi të mjaftueshme të vitaminës C. Kjo është e vetmja formë sintetike e vitaminës C e cila mund të absorbohet në sasi më të madhe. Nuk përmban gluten, metale të rënda dhe ëmbëlsues artificial dhe si i tillë është ideal për të gjithë familjen.

Në kontrast me 15-30% të vitaminave që ruhen në trup gjatë konsumit të vitaminës C, askorbat natrium e siguron absorbimin e 75% të saj. Kjo është arsyeja se pse shumë njerëz që e kanë provuar thonë se më e efektshmja është vitamina C.

Njihen fjalët e dr. Linus Pauling (fituesit të dyfishtë të çmimit Nobel): "Sikur njerëzit t’i kishin marrë 5-10 gramë askorbat natriumi çdo ditë, ata do ta përjetonin një pleqëri të thellë në shëndetin më të mirë."

2. Ushtrimet

Hulumtimet kanë treguar se një nga faktorët e rëndësishëm të forcimit të imunitetit janë ushtrimet e moderuara. Në disa studime madje përmendet deri në 50% rezistencë më e madhe tek njerëzit aktivë në krahasim me ata që e kanë një mënyrë joaktive jetese. Mënyra më e mirë e ushtrimeve dhe për parandalimin e sëmundjeve dhe ruajtjen e shëndetit konsiderohet trajnimi aerobik (p.sh. ecja e shpejtë ose çiklizmi).

Edhe Forconi imunitetin tuaj me këto ushqime Lifestyle Forconi imunitetin tuaj me këto ushqime

Gjatë ftohjes ushtrimet mund t’i bëjmë në hapësira të mbyllura ose kur bie borë përmes sporteve dimërore - skijim dhe dëfrimi me sajë.

3. Ushqyerja

Një nga këshillat kyçe, dhe jo më pak të rëndësishme për atë se si të përgatitet imuniteti për muajt e ardhshëm, është përzgjedhja e ushqimeve. Duhet të zgjedhin ushqime me shumë fibra:. fruta, produkte arrore, elb, tërshërë, fasule, krunde, perime me gjethe të gjelbra, perime rrënjësore dhe rrënjë majdanozi, karrota, qepët dhe patatet, këto janë të shkëlqyeshme për gatimin e supave dhe gjellëve në ditët e ftohta të dimrit. Burimi më i madh i energjisë siguron konsum të ushqimeve të pasura me proteina: vezët, fasulet, djathi dhe produktet e qumështit. Rekomandohet të hani peshk të paktën një herë në javë, madje peshk të kaltër, të pasur me acide yndyrore omega. Në ushqyerjen e duhur duhet të jetë e pranishme një sasi e mjaftueshme e vitaminave, mineraleve dhe elementeve për ta siguruar funksionimin e duhur të organizmit, sidomos atyre të pasura me vitaminë C. Sigurisht përzgjedhja më e mirë janë frutat dhe perimet e freskëta, meqë së bashku vitaminën C kemi edhe përbërës të tjerë të dobishëm. Duke marrë parasysh se sasia e vitaminës C në ushqime është shumë më e ulët sesa doza e rekomanduar ditore, do të duhej të konsumojmë sasi të mëdha të frutave dhe perimeve.

Konsumi i rekomanduar ditor i vitaminës C për të rriturit është 75 mg, ndërsa duhanpirësit duhet të marrin sasi shtesë të kësaj vitamine, rreth 30 mg më shumë. Në sezonet e gripit dhe ftohjes, kur organizmi është më i ndjeshëm ndaj infeksioneve, rekomandohet të merren doza më të mëdha, prej rreth 500 mg deri në 1 g të vitaminës C në ditë. Doza e nevojshme për të cilën organizmi juaj ka nevojë duhet të përcaktohet në konsultim me ekspertin.

Kivi është një frut i cili e përmban sasinë më të lartë të vitaminës C. Gjysmë kilogrami kivi (pa lëvore) do të na furnizojë me 500 mg vitaminë C, ndërsa nëse duam t’i injektojmë 500 mg vitaminë C nëpërmjet portokallit, duhet ta konsumojmë 1 kg portokalli (të matur pa lëvore).

Edhe Po vjen sezoni i ftohjeve – Si të mbroheni Lifestyle Po vjen sezoni i ftohjeve – Si të mbroheni

Këshilla ka shumë, por edhe dimri është i gjatë. Filloni me rritjen e imunitetit qysh sot. Askorbat natriumi, një formë kjo joacidike e vitaminës C, është një shtesë ideale për ushqimin si një kontribut shtesë për shëndetin në ditët e ngrohjes, ftohjes, gripit dhe ftohjeve dhe është në dispozicion nëpër barnatore.

{gallery}