Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se ende mund të marrë kohë që të kemi një fotografi të plotë të kërcënimit të paraqitur nga Omicroni, një variant i ri që shkencëtarët anembanë botës po përpiqen të vlerësojnë mutacionet e tij të shumta.
Tregu i aksioneve ra, disa tubime publike u anuluan e vendet nga gjithë globi pezulluan fluturimet e ardhshme pasi shkencëtarët në Afrikën e Jugut javën e kaluar identifikuan versionin e ri, që si duket ka qenë goditja e fundit pas infektimeve me COVID-19 në vendet me provincat më të populluara.
Gjatë fundjavës lista e vendeve që e kanë identifikuar versionin e ri në udhëtarë është rritur. Portugalia ka zbuluar 13 raste të lidhura me variantin e ri mes anëtarëve të një klubi të vetëm futbolli - ku vetëm njëri prej tyre kishte udhëtuar së fundmi për në Afrikën Jugore.
Të premten OBSH-ja e përcaktoi këtë si një “variant për t’u shqetësuar”, një përcaktim më serioz sesa varianti COVID-19 dhe e emërtuan Omicron, si hyrja e fundit në sistemin e tij të klasifikimit të alfabetit grek, i krijuar për të shmangur stigmatizimin e vendeve të origjinës dhe për të thjeshtësuar të kuptuarit.
Çfarë dihet?
Të dielën Agjencia Shëndetësore e OKB-së lëshoi një deklaratë për Omicronin me qëndrimin që: Ende nuk dimë shumë rreth tij.
Është thënë se nuk dihet ende nëse Omicroni është më i transmetueshëm - më lehtë i përhapur mes njerëzish – krahasuar me variantet e tjera që transmetohen shumë lehtë sikurse varianti delta. Nuk është e qartë nëse infeksioni Omicron shkakton më shumë sëmundje të rënda, madje edhe është përmendur në të dhënat nga Afrika Jugore që tregojnë rritje të shkallës të hospitalizimit atje - por kjo mund të jetë për shkak se më shumë njerëz po infektohen me COVID-19, jo veçanërisht me Omicron.
Prej vetëm mbi 200 raste të konfirmuara në ditë, në javët e fundit, Afrika Jugore pa numrin e rasteve të reja të fluturojë në më shumë se 3.200 të shtunën, më së shumti në Gauteng, provincën më të populluar të vendit.
Tani mbi 90% të rasteve të reja në Gauteng janë të shkaktuara nga ai, sipas Tulio de Oliveria, drejtor i Platformës KvaZulu-Natal për Inovacionin dhe Sekuencën e Kërkimit.
“Nuk ka ndonjë informacion deri më tash që tregojnë se simptomat që lidhen me Omicronin janë të ndryshme prej varianteve tjera”, ka sqaruar OBSH-ja. U tha se nuk ka ende prova që - vaksinat e COVID-it, testet dhe trajtimet janë më pak efektive ndaj virusit të ri.
Pse shqetësohen shkencëtarët?
Deri më tani dallimi kryesor me variantet e tjera duket të jetë rreziku i riinfektimit me Omicron - me fjalë të tjera, personat që tashmë e kanë pasur COVID-19 mund të riinfektohen shumë më lehtë.
Varianti duket të ketë numër të lartë të mutacioneve – rreth 30 – në përbërjen e proteinës së koronavirusit, që mund të ndikojë shumë lehtë në përhapjen tek njerëzit.
Sipas disa shkencëtarëve, kjo do të thotë se krijuesit e vaksinës duhet t’i përshtatin prodhimet e tyre në disa pika.
Sharon Peacock, e cila ka drejtuar sekuencën gjenetike të COVID-19 në Britani, në Universitetin e Cambridge, ka shpjeguar se deri më tash mutacionet e variantit të ri “kanë përputhje me transmetim të zgjeruar”, mirëpo tha se “rëndësia e shumë prej mutacioneve ende nuk dihet”.
Lawrence Young, virolog në Universitetin e Warwick, e përshkroi Omicronin si “versioni më i ndryshëm i virusit që kemi parë”, dukë përfshirë ndryshime potencialisht shqetësuese, të gjitha të papara më herët në të njëjtin virus.
Çka e shpartallon Omicronin?
Shkencëtarët janë në dijeni të asaj që Omicroni është gjenetikisht i ndryshëm nga variantet e mëparshme, përfshirë edhe llojet beta e delta, por nuk e dinë nëse këto ndryshime gjenetike e bëjnë atë më të rrezikshëm a të transmetueshëm. Tani për tani nuk ka asnjë shenjë që virusi po shkakton sëmundje më të rënda.
Me gjasë do të marrë kohë me javë për të zbuluar nëse Omicroni është më infektues dhe nëse vaksinat janë akoma efektive kundër tij.
Peter Openshaw, profesor i mjekësisë eksperimentale në Kolegjin Perandorak në Londër, ka theksuar se ishte “jashtëzakonisht e pamundur” që vaksinat aktuale nuk funksionojnë, duke vënë në dukje që ato janë efektive kundër llojeve të ndryshme të varianteve.
Edhe pse disa ndryshime gjenetike në Omicron shfaqen mjaft shqetësuese, është ende e paqartë nëse do të sjellin rrezik për shëndetin publik. Disa nga llojet e mëparshme sikur beta në fillim i alarmuan shkencëtarët, megjithëse nuk u shpërnda shumë.
“Nuk e dimë nëse ky variant i ri do t’i vendosë këmbët në rajonet ku është edhe delta”, ka thënë Peacock e Universitetit të Cambridge. “Juria është e paqartë në atë se sa mirë do të funksionojë ky variant kur ka edhe lloje të tjera që po qarkullojnë”.
Deri më sot delta është forma më mbizotëruese e COVID-19, që përbën më shumë se 90% të sekuencave të paraqitura në bazën më të madhe të të dhënave publike në botë.
Si u erdhi?
Koronavirusi ndryshon teksa përhapen dhe shumë variante, përfshirë edhe ato me ndryshime gjenetike shqetësuese, shpesh vdesin. Shkencëtarët i mbikëqyrin sekuencat e COVID-19 për mutacionet që mund ta bëjnë më të transmetueshme ose vdekjeprurëse, mirëpo nuk mund ta përcaktojnë këtë thjesht duke e shikuar virusin.
Peackok ka shpjeguar se varianti “mund të ketë evoluar në dikë që ishte i infektuar, por më pas nuk mund ta pastronte virusin, duke i dhënë këtij të fundit mundësinë të evoluojë gjenetikisht”, një skenar i ngjashëm me atë se si ekspertët e mendojnë variantin alfa- i cili u identifikua për herë të parë në Angli - që u shfaq po ashtu, duke u mutacionuar në një person të kompromentuar nga imuniteti.
A mund të justifikohen kufizimet e udhëtimit?
Varet se e kë e pyesni.
Izraeli po i ndalon të gjithë të huajt të hyjnë në vend dhe Maroku i ka anuluar të gjitha linjat ajrore kombëtare të udhëtimit. Shumë vende të Evropës, Amerikës Veriore, Afrikës e përtej i kanë pezulluar fluturimet nga Afrika e Jugut.
Duke pasur parasysh rritjen e shpejtë të COVID-19 në Afrikën Jugore, kufizimet e udhëtimeve nga ky rajon “janë të matura mirë” dhe kjo do t’u siguronte autoriteteve më shumë kohë, ka theksuar Neil Ferguson, ekspert i sëmundjeve infektive në Kolegjin Perandorak në Londër.
Mirëpo, OBSH ka vënë në dukje se kufizime të tilla shpesh janë pengesë dhe u bën thirrje vendeve t’i mbajnë kufijtë e hapur.
Qeveria e Afrikës Jugore ka thënë se vendi i tyre po trajtohet padrejtësisht, ngaqë ka sekuencë të zhvilluar gjenomike e mund të zbulonte variantin më shpejt, gjithashtu u kërkoi shteteve të tjera të rishqyrtojnë ndalesat e udhëtimit.
Përktheu: Blerta Haxhiu