Vaksina e papilloma virusit njerëzor, apo HPV, po i zvogëlon rastet me kancerin e qafës së mitrës për afro 90 për qind, tregojnë të dhënat, raporton BBC.
Instituti i Hulumtimit të Kancerit në Britani e ka quajtur këtë si historike dhe thotë se po dëshmohet se vaksina shpëton jetë.
Gati të gjithë kancerët e qafës së mitrës shkaktohen nga viruset dhe shpresa është që vaksinimi mund ta eliminojë gati plotësisht këtë sëmundje.
Hulumtuesit kanë thënë se suksesi nënkupton se ato që janë vaksinuar kanë pasur shumë më pak nevojë të bëjnë pap teste.
Vajzave i ofrohet vaksina mes moshave 11 dhe 13-vjeçare, varësisht se ku jetojnë në Britani. Vaksina i ofrohet edhe djemve që nga viti 2019.
Studimi, që është publikuar në Lancet, ka shikuar se çfarë ka ndodhur pasi që vaksina ka nisur t’i administrohet vajzave në Angli në vitin 2008.
Të vaksinuarat tash janë në moshë të rritur, mbi 20-ta. Studimi ka treguar se reduktimi si në rritjet para-kanceroze ashtu edhe 87 për qind reduktim të rasteve të kancerit në qafën e mitrës.
“Ndikimi ka qenë masiv”, ka thënë profesori Peter Sasieni, një nga hulumtuesit në Kolegjin Mbretëror në Londër.
Zvogëlimi ishte më pak dramatik kur tinejxheret janë vaksinuar më vonë. Idealisht duhet të merret vaksina para se ato të jenë seksualisht aktive.
Në përgjithësi, studimi ka treguar se programi HPV ka parandaluar 450 kancere dhe 17.200 para-kancere.
Është vetëm maja e ajsbergut, pasi ato që janë vaksinuar janë ende të reja për të marrë kancer, kështu që numrat vetëm do të rriten me kohë.