Lifestyle

Ushqimet e yndyrshme favorizojnë rënien e flokëve

 

Jo vetëm diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare, por obeziteti lidhet edhe me rënien e flokëve. Kjo konstatohet nga një studim i publikuar në revistën “Nature”. Një dietë me yndyrë të lartë bllokon rigjenerimin e folikulave të flokëve dhe shkakton humbjen e flokëve.

Qelizat staminale rinovohen në secilin cikël jetësor të gjëndrës së flokut, për të lejuar që flokët të rriten përsëri pas rënies. Me moshën, disa qeliza të folikulave të flokut (HFSC) ndalojnë së përtërituri veten dhe për këtë arsye flokët fillojnë të hollohen. Sipas asaj që u gjet në studimet e kryera te minjtë, obeziteti duket se e përshpejton këtë proces.