Lifestyle

Kemikalet që ndodhen në kozmetikë çojnë në vdekje të hershme, thotë studimi i ri

 

Ekspozimi ndaj një grupi sintetik të kemikaleve, të quajtura ftalate, mund të kontribuojë në rreth 100,000 vdekje të parakohshme çdo vit, në mesin e amerikanëve të moshuar, thotë një studim i ri i publikuar të martën në gazetën Environmental Pollution.

Ftalatet përdoren për të prodhuar materiale plastike më fleksibile, dhe mund të gjenden në qindra produkte, siç janë ato kozmetike, detergjente, paketime të ushqimeve, sapunë, shampo dhe produke të tjera.