Lifestyle

Mollët që nuk duhet të përdoren në gatim

Vjeshta është sezoni i mollëve të dashura dhe përveçse t’i shijoni të freskëta me to mund të përgatisni edhe një sërë recetash.

Në të gjithë morinë e varieteve të tyre dhe recetave që mund të përgatisni, ekspertët sugjerojnë të lini njërin lloj larg gatimeve.

Ekspertët e kuzhinës në fakt kanë një të preferuar dhe një më pak të preferuar për sa i përket mollëve.

Arsyet për këtë zgjedhje lidhen direkt me shijen përfundimtare të tyre pas gatimit.

Çfarë nuk duhet të zgjidhni kurrë?

Megjithëse mund t’ju tërheqin vëmendjen me ngjyrën dhe pamjen e bukur mollët e kuqe Red Delicious nuk duhet t’i përdorni në recetat tuaja.

Mollët e kuqe nuk këshillohen të përdoren në receta pasi ato humbasin shijen gjatë procesit të gatimit.

Megjithëse janë ndër më të bukurat e të shijshmet e mollëve, në receta ato e humbasin të gjithë këtë vlerë.

Në vend të tyre mund të përdorni mollët e athëta, jeshilet apo të verdhat të cilat përshtaten shumë më mirë me recetat e ëmbla.

Për të përgatitur një kek me mollë apo një tartë të shijshme zgjidhni mollë të verdha siç janë Golden Delicious të cilat janë ndër më të përhapurat në tregje.

Ato i japin shijen e duhur këtyre ëmbëlsirave pasi balancojnë të ëmblën dhe të thartën duke mos ju velur./AgroWeb