Lifestyle

Si do të përfundojë pandemia e COVID-19?

 

Pas mbi 18 muajsh të pandemisë aktuale, me distancimin social, mbajtjen e maskave dhe me mbylljet e ekonomive, ajo që duam të dimë të gjithë më shumë sesa çdo gjë tjetër, është se kur do të mbarojë dhe si do të përfundojë.

Teksa nuk ka asgjë të sigurt, ne kemi shumë dëshmi mbi të cilat mund të ndërtojmë disa pritshmëri realiste, se si do të jetë ecuria e pandemisë gjatë vitit të ardhshëm apo edhe më gjatë. Kjo mund të mos jetë hera e parë që koronavirusi i COVID-19 ka shkaktuar një pandemi të tmerrshme globale. Kështu, kemi hipotezën se “Gripi rus”, që u shfaq në vitin 1889 dhe që në të vërtetë nuk ishte një virozë stine, por ishte shkaktuar nga një tjetër koronavirus, OC43.