Sulmet e arinjve mund të jenë të rrezikshme dhe fatale, por për fat të mirë, shanset tuaja për t'u sulmuar ndonjëherë janë të pakta, thënë ndryshe, një në 2.7 milionë. Siç raporton Insider, mes 1900 dhe 2009, 63 njerëz kanë vdekur nga arinjtë e zi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada.
Megjithatë, rasti është mbret i botës dhe mund t'u ndodhë që të hasni në ari.
Nëse takoni një ari, lëvizni ngadalë anash
Insider shkruan se nëse hasni në ari derisa jeni duke lëvizur në pyll, mundohuni t'i ikni ngadalë nga fokusi dhe të ju dukeni si kërcënim. Qëndroni të qetë. Mos tentoni të imitoni ndonjë ulërimë të ariut dhe shmangni çdo zhurmë.
Mos vraponi
Instinkti juaj mund t'iu thotë që të vraponi. Mos e bëni këtë. Arinjtë kanë instinkt grabitqar për të ndjekur prenë, dhe në momentin kur u shohin teksa vraponi, do t'iu vihen pas. Gjithashtu, ata janë më të shpejtë se njerëzit.
Gjithashtu shmangni çdo përpjekje për t'u ngjitur në pemë pasi arinjtë janë të shkathët dhe mund t'u kapin qoftë dhe në majë të pemës.
Mos ndillni frikë
Arinjtë nuk sulmojnë pa ndjerë frikën dhe kanosje. Nëse shfaqin shenja agresive si britma, ngritje në putra apo lëvizje të çrregullta, tentoni t'i shmangni, duke mos i shikuar direkt.
Mediumi shkruan se arinjtë ngjyrë kafe apo të zezë mund të "mashtrohen" nëse e "luani personin e vdekur". Shtrihuni diku afër dhe mos lëvizin për sa kohë ariu sillet rreth jush. Ai mund të besojë që ju nuk jeni shqetësim apo kërcënim për të dhe do t'iu lë të lirë.
Nëse para jush keni një ari të zi, lufta është opsioni më i mirë
Arinjtë e zi janë përgjithësisht kafshë të ndrojtura, sipas Qendrës së Arinjvë në Amerikën e Veriut. Kjo do të thotë që arinjtë mund t'u lënë të lirë dhe të ndërrojnë rrugë, megjithatë, nëse kanë shenja agresiviteti, bëhuni gati për dyluftim. Derisa s'mund t'u ikni, tentoni të përdorni çfarëdo mjeti që keni afër vetes kundrejt tij.