Lifestyle

Zbulohet rënie e konsiderueshme e antitrupave nga vaksina pas katër muajsh

 

Rënia e numrit të antitrupave nuk nënkupton domosdoshmërisht se personat e imunizuar do ta humbin aftësinë për ta luftuar sëmundjen, pasi që qelizat e kujtesës së trupit ende mund të fillojnë të ofrojnë mbrojtje thelbësore, ka thënë për Reutersin drejtori i një instituti shtetëror që e bëri studimin

Një studim masiv i kryer në Indi me 614 punonjës shëndetësorë të vaksinuar plotësisht ka zbuluar rënien “e konsiderueshme” të antitrupave kundër COVID-it brenda katër muajsh që nga administrimi i dozës së parë.

Zbulimet e reja, të publikuara nga agjencia e lajmeve Reuters, mund t’i ndihmojnë Qeverisë indiane që të vendosë nëse do të fillojë me administrimin edhe të dozave përforcuese, siç kanë bërë disa vende perëndimore.