Lifestyle

Flokët, paralajmërues të problemeve me shëndetin

Descriptive Text

Nëpër studime të shumta ekspertët kanë konstatuar se flokët përbëjnë paralajmërues të hershëm të telasheve me shëndetin. Rëndom, gjendja e flokëve sipas ekspertëve mund të zbulojë shumë lidhur me problemet shëndetësore.

Janë pesë ndryshime që ndodhin në flokët dhe qimet që mund të jenë shenja të shfaqjes së ndonjë problemi serioz. Ekspertët madje paralajmërojnë se nëse ndonjë person evidenton ndonjërën prej pesë telasheve të poshtënumëruara, atëherë të kërkojnë këshilla nga mjeku.

Flokët e thatë, të lëshuar dhe të hollë

Janë të shumtë faktorët që ndikojnë në tharjen e flokëve, duke përfshirë edhe ngjyrat e flokëve, përdorimin e aparateve për tharje flokësh dhe notin në ujë me klor. Porse ndryshimi i rëndësishëm në strukturën e flokëve mund të jetë njëherësh indikator i çrregullimit të aktivitetit të gjëndrës tiroide.

Simptomat e tjera të hipotireozes, njëherësh humbjes së aktivitetit të gjëndrës tiroide, janë edhe lodhja, shtimi në peshë, funksionimi i ngadalësuar i zemrës dhe ndjeshmëria e tepërt karshi të ftohtit.

Leskra e njolla në lëkurën e kokës

Momentin që në kokë fillojnë të krijohen dregëza, atëherë rëndom bëhet fjalë për një simptomë të psoriazës. Dallimi kryesor midis zbokthit të zakonshëm dhe psoriazës është se në vendin e caktuar shkaktohen dregëza. Psoriaza është sëmundja më e shpeshtë nga mesi i atyre autoimune dhe shfaqet edhe kur lëkura ngarkohet tepër.

Psoriaza shpesh shpërfaqet bashkë me disa sëmundje të tjera autoimune, si sëmundjet Cronh, lupusi dhe artriti reumatoid. Për këtë arsye gjasat që ajo të zhvillohet janë më të mëdha po qe se keni njërën nga sëmundjet e këtilla.

Rënia e tepërt e flokëve

Dermatologët kanë sqaruar se brenda ditës njerëzit humbin nga 90 deri në 100 qime nga masa e flokëve dhe kjo shifër përkon në suazat e normales. Rënia e një numri më të madhe të qimeve floku mund të jetë pasojë e ushqimit jo të mirë.

Flokët kërkojnë sasi të konsiderueshme të proteinave, hekurit, zinkut, vitaminës A dhe omega 3, thartinë yndyrore, në mënyrë që të jenë të shëndosha.

Flokët e thatë, lehtë të thyeshme

Thyerja e qimeve më së shpeshti është pasojë e trajtimit agresiv me ngjyrosje, rrafshimin apo thurjen e gërshetave. Në këtë mes përfshihet edhe sindroma e Cushinit, që është çrregullimi i punës së gjëndrave mbiveshkore, e cila shkakton prodhimin e shtuar të hormonit kortizol.

Kjo gjendje më shpesh është trashëguese apo është pasojë e lëndimit të gjëndrave paratiroide gjatë ndonjë ndërhyrjeje kirurgjikale të kokës apo të qafës. Niveli tepër i ulët i hormonit paratiroid në gjak shkakton ndryshim në nivelin e kalciumit dhe të fosforit, gjë që çon në thyerje të flokëve të thatë.

Rënia e flokëve në zylyfe

Alopecia areata është një tjetër sëmundje autoimune që manifestohet me rënien e flokëve kryesisht në pjesën e zylyfeve specifike të rrumbullakëta. Përbërja imunologjike kthehet kundër folikulave të qimeve, duke i zvogëluar apo edhe duke e shkaktuar rënien e flokëve.

Më e shpeshtë është mes familjarëve që janë të ekspozuar ndaj sëmundjeve autoimune, porse shkaktari më i shpeshtë i vetë sëmundjes është diabeti. Përveç rënies së flokëve, alopecia areata gjithashtu shkakton rënie të qimeve të vetullave dhe të qepallave.