Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Pirja e tepruar e kafesë rrit rrezikun për shfaqje të demencës

Kafeja mund të jetë e përsosur për të nisur mëngjesin me të mirëpo studimet e reja tregojnë se të tepruarit me këtë pije mund të komprometojë shëndetin e trurit me kalimin e kohës.

Hulumtuesit në Australi kanë gjetur se konsumimi në nivel të lartë i kafesë është i lidhur me volum më të vogël të trurit dhe me rritje të demencës për 53%.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ekspertët nuk kanë ofruar sqarime me këtë lidhshmëri ndërmjet kafesë dhe problemeve me tru. Ky studim ka ardhur pak kohë pasi studimet e mëparshme kishin gjetur se pirja e kafesë në mënyrë të moderuar në të vërtetë mund të shmangë demencën.

Mirëpo, sipas studimit më të ri, pirja e kafesë ka dobi shëndetësore në aspekte të tjera, nëse nuk teprohet në konsumim.

Sipas studimit, për të shmangur problemet me tru, konkretisht demencën, preferohet që të mos konsumohen më shumë se gjashtë filxhanë kafe në ditë.