Lifestyle

Cilat vitamina dhe minerale ndihmojnë me COVID-19

Derisa bota po vazhdon të përballet me pandeminë Covid 19 dhe mungesën e terapive, vëmendja e studiuesve është duke u përqendruar tek forcimi i sistemit imunitar.

Sindroma akute e rëndë e frymëmarrjes së koronavirusit ndikon në mënyrë të konsiderueshme në sistemin imunitar.

Një dietë e balancuar që përfshin vitaminat A,B, C , D, E dhe K si dhe natriumin, zinkun, kaliumin, kloruri, kalciumin dhe fosforin mund të ndihmojë në ruajtjen e mirëqenies së përgjithshëm dhe të ndikojnë në forcimin e sistemit imunitar duke ulur kështu infeksionet.

Mungesa e vitaminave dhe mineraleve në plazmë mund të ndikojë në dëmtimin e sistemit imunitar duke quar në një gjendje të dobët shëndetësore.

Një studim I publikuar në revistën “Inflammopharmacology i ka rishikuar të dhënat e fundit më lidhje me rolin e vitaminave dhe mineraleve gjatë trajtimit të pacientëve me Covid19.

Qëllimi kryesor i këtij rishikimi është të nxjerrë në pah rolin e mundshëm terapeutik të vitaminave A,B,C,D,E dhe K .

Të dhënat e këtij studimi tregojnë se marrja e këtyre vitaminave mund të ndihmojë në uljen e virusit dhe shkallës e shtrimit në spital të pacientëve me Covid 19.

Suplementet minerale janë gjithashtu tregues pozitiv në rritjen e imunitetit tek infeksionet virale, dhe parandalojë sëmundjet kardiovaskulare.