Lifestyle

Të folurit në gjumë, shkaqet dhe pasojat

Të folurit në gjumë është në të vërtetë një çrregullim i gjumit i njohur si somniloquy. Ekspertët shëndetësorë nuk dinë shumë rreth këtij çrregullimi se si dhe çfarë ndodh në tru kur një person flet në gjumë. Personi në këtë rast nuk është i vetëdijshëm se ai flet dhe kjo mund t’i kujtohet sapo të zgjohet.

Njerëzit që flasin në gjumë kalojnë në disa faza. Ata mund të thonë fjali të plota, të shkurtra, të pakuptueshme apo fjalë gjysmë të kuptueshme. Kjo nga ekspertët nuk cilësohet si e dëmshmë.

Faza 1 dhe 2: Folësi nuk është në gjumë të thellë dhe fjalët e tij mund të jenë më të kuptueshme. Fjalët apo fjalitë e tij kanë kuptim se zakonisht mund të jenë rreth përditshmërisë së tij, shkruan heathline.

Faza 3 dhe 4: Folësi është në një gjumë të rënduar dhe të thellë, me ç’rast fjalët e tij janë të vështira për t’u kuptuar. Ato mund të manifestohen edhe me rënkime ose bërtitma.

Ashpërsia e të folurit në gjumë përcaktohet nga sa shpesh ndodh:

Biseda në gjumë, sipas ekspertëve, mund t’i ndodhë çdokujt, por kjo është më e zakonshme dhe më normale tek fëmijët dhe burrat. Kjo mund të ketë edhe lidhje gjenetike, me ç’rast, është lehtë e trashëgueshme nëse prindi ose prindërit kanë pasur një çrregullim të tillë.

Dukuria e të folur në gjumë në shtohet dhe kjo nxitet nga: sëmundjet, ethet, pirja e alkoolit, stresi, problemet mendore, depresioni, mosfjetja e duhur, ëndrrat e këqija.

Të folurit në gjumë mund të cilësohet totalisht si gjë normale mirëpo një kontroll tek mjeku është mirë të bëhet nëse një gjë e tillë shpeshtohet dhe fillon t’u pengojë personave që janë në dhoma të tjera.

Për pasojë, të folurit në gjumë mund të shkaktojë lodhje gjatë ditjes dhe zgjim të pakontrolluar.