Supa është një zgjedhje e shkëlqyeshme për darkë në çdo kohë të vitit. Por edhe në nxehtësinë e verës. Në fakt, për tretje më të mirë, supat duhet të jenë vaktet tuaja më të mira, thonë dietologët.
Sipas tyre supat janë ushqimi i përsosur për netët kur darkën e hani shumë më afër kohës së gjumit. “Me konsumimin e supave, ju akoma merrni vlera ushqyese të shkëlqyeshme, por i merrni ato në një formë ku trupi juaj duhet të bëjë më pak punë. Supa është një zgjedhje e shkëlqyeshme për tretje më të mirë, që do të thotë se stomaku juaj nuk duhet të punojë gjithë natën për t’i tretur ushqimet që i keni ngrënë në orët e vona të natës”, citohet të ketë thënë nutricistja Ashley Koff, për revistën “Well+Good”.
Kurse dietologet Amy Schwarz dhe Kristen Jackson të cilat kanë specializuar në shëndetin e zorrëve, thonë se ekzistojnë disa supa verore që janë të dobishme për zorrët, dhe të cilat janë veçanërisht të mira për tretjen e ushqimit.
Supë e ftohtë me tranguj dhe hudhra
Hudhra është e mirë për zorrën sepse përmban prebiotikë të cilët i ushqejnë bakteret e mira në zorrë. Në këtë recetë, hudhra është erëza kryesore në supën me kastravec freskues. Dhe as ky nuk është përbërësi i vetëm i kësaj supe që është i shëndetshëm për zorrë. Kosi i pasur me probiotik përdoret për ta bërë strukturën të trashë dhe të butë, dhe menta ia shton supës freskinë si dhe qetëson zorrën njëkohësisht.

Supë pule dhe misri pa qumësht
Ka shumë perime të shijshme dhe të mbushura me vlera ushqyese gjatë sezonit të verës dhe nutricistët u inkurajojnë të përfitoni plotësisht nga këto perime, duke gatuar me to. Përmes një supe me perime, ju e konsumoni një përzierje të perimeve në një vakt, dhe me sasinë më të madhe të fibrave që i hani, aq më të larmishme janë bakteret e mira në zorrë, gjë që është e shkëlqyeshme për shëndetin tuaj. Pra, fare thjeshtë mund ta përgatisni një supë me pulë, misër, selino dhe qepë. Qepa është veçanërisht e mirë për zorrën sepse përmban prebiotikë.

Supë me shparguj
Shpargujt është më së miri t’i konsumoni gjatë pranverës dhe fillimit të verës, dhe ato janë të pasura me fibra të patretshme. Atom und të ndihmojnë në rregullimin e lëvizjeve të zorrës dhe e zvogëlojnë kapsllëkun. Sugjeroni të përgatisni supa të shijshme me shparguj, lëng limoni, mentë dhe hudhër.

Supë peshku
Për sa i përket proteinave, ekspertët thonë se peshku është një zgjedhje e shkëlqyeshme për t’ia shtuar supës suaj të verës, sepse acidet yndyrore omega-3 ndihmojnë në diversifikimin e mikrobiomës së zorrës. Në këtë recetë, levreku përfshihet në një supë plot erëza anti-inflamatore. Rezultati përfundimtar është një vakt i pasur me vlera ushqyese.
