Lifestyle

Buzëqeshja e përsosur, garantohet me këto 5 ushqime

Për të pasur dhëmbë të bardhë dhe të shëndetshëm, si objekt zilie për të gjithë, duhet një kujdes i vazhdueshëm duke filluar nga ushqimet që i konsumoni e deri tek furça e dhëmbëve, pasta dhe kujdesi personal oral.

Kini parasysh të shmangni konsumimin e kafes, pijeve me gaz, alkoolit, duhanit dhe sheqerit në tërësi, nëse dëshironi të keni dhëmbë të fortë si shkëmbi deri në pleqëri.

Gjithashtu mos harroni t’i lani dhëmbët të paktën dy herë në ditë (në mëngjes e darkë).

Këto janë 5 ushqime që garantojnë një buzëqeshje të përsosur.

Portokalli
Fërkoni dhëmbët me lëkurë portokalli njëjtë si me furçë. Kjo metodë lufton edhe krijimin e gurëve.

Luleshtrydhe
Një pastë e bërë me luleshtrydhe dhe sodë buke është shumë e njohur për zbardhjen natyrale të dhëmbëve. Acidi malik në fruta të ndritshme, vepron si zbardhues.

Brokoli
Vlerat e tyre ushqyese veprojnë si një furçe dhëmbësh natyrale. Plus, nivelet e larta të hekurit mund t’ju mbulojnë smaltin, ndihmon në largimin e njollave e baktereve të dëmshme.

Karota
Ngrënia e karotës së papërpunuar është shumë efektive në zbardhjen e dhëmbëve. Efekti do jetë mahnitës.

Djathi
Acidi laktik që gjendet tek djathi do të ndihmojë në mbrojtjen e dhëmbëve kundër prishjes./neps.al