Lifestyle

Nga veshkat tek eshtrat e thyer: Dhembjet më të padurueshme që mund të përjetohen

Nga veshkat tek eshtrat e thyer: Dhembjet më të padurueshme që mund të përjetohen
 

Sipas Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë (NHS), ekzistojnë 20 gjendje shëndetësore që konsistojnë me “dhimbje aq kufizuese të lëvizjeve” sa që mund të pengojë në kryerjen e punëve të përditshme – dhe aty përfshihen dhembjet tanimë veçse të njohura, si thyerja e eshtrave dhe gurët në veshkë, e deri tek ato më pak të njohura, por që gjithashtu shkaktojnë agoni, si cerma apo nevralgjia trigeminale

Londër, 25 shkurt – Dhimbja është temë delikate, pasi që zakonisht konsiderohet subjektive dhe varet nga intensiteti i dhembjes te secili njeri veç e veç.

Sidoqoftë, përderisa dhembja e gdhendjes së një tatuje apo ajo e procesit të lindjes mund të jenë të diskutueshme, ekzistojnë disa gjendje shëndetësore apo sëmundje që janë pa diskutim torturuese.