Lifestyle

Mediat sociale dëmtojnë shëndetin mendor të adoleshentëve

Një raport ka zbuluar se përdorimi i shumtë i mediave sociale dëmton shëndetin mendor tek adoleshentët, shkruan BBC-ja të enjten.

Raporti nga Instituti i Politikave të Arsimit dhe The Prince’s Trust ka thënë se mirëqenia dhe vetëvlerësimi ishin të njëjta te të gjithë fëmijët e shkollave fillore.

Mirëqenia e djemve dhe vajzave preket në moshën 14 vjeç, por shëndeti mendor i vajzave bie më shumë pas kësaj.

Mungesa e stërvitjes është një faktor tjetër kontribuues - përkeqësuar nga pandemia.

“Një nga tri vajzat ishin të palumtura me pamjen e jashtme në moshën 14 vjeçare, krahasuar me një në shtatë vajza në fund të shkollës fillore. Numri i të rinjve me sëmundje të mundshme mendore është rritur, nga një në gjashtë më 2017 në një në nëntë. Disa nga djemtë në shkolla fillore kishin vetëvlerësim më të ulët në moshën 14 vjeçare sesa moshatarët e tyre”, thuhet në raport, përcjell BBC-ja.

Në raport rezultoi se mirëqenia e të dy gjinive ka rënë gjatë adoleshencës, por vajzat përjetuan rënie më të madhe. Megjithatë vetëvlerësimi dhe mirëqenia e vajzave stabilizohet ndërsa ato kalojnë në adoleshencën e tyre të vonë, ndërsa për djemtë vazhdon të bjerë.