Lifestyle

Aknet tek të rriturit

Aknet nuk janë problem me të cilin përballen vetëm tinejxherët, dhe ky keqkuptim i vazhdueshëm ushqen turpin e përjetuar nga të rriturit të cilët kanë simptoma të akneve, nga njollat e vogla e deri tek cistat e dhimbshme.

Ka persona të cilëve aknet u janë shfaqur jashtëzakonisht shpejtë, çka qon tek komplekset e menjëhershme. Turpi që lidhet me këtë gjendje të lëkurës, shpesh bënë që shumë njerëz të përfundojnë duke e mbyllur veten në dhomë, me ditë të tëra.

Derisa kërkimi i ndihmës tek dermatologët është i domosdoshëm, shpesh herë rezultati i trajtimeve të ndryshme mjekësore nuk ua ofron rezultatin e duhur, apo shërimi nga aknet mund të marrë kohë të gjatë.

Prandaj në raste të këtilla, ju mund të drejtoheni për ndihmë dhe mbështetje emocionale online, tek njerëzit që vuajnë nga i njëjti problem sikurse ju.

Ballafaqimi më aknet dhe pranimi i tyre mund të jetë proces i rëndë, për disa më shumë se të tjerët. Dhe për këtë arsye sugjeroheni që të mos stresoheni shumë për shfaqjen e akneve, si dhe mos t’i lejoni të ndikojnë dukshëm në disponimin dhe jetën tuaj. Shpesh medikamentet e përshkruara për t’i trajtuar aknet e rënda, kanë ndikim të madh tek shëndeti i përgjithshëm i njeriut, dhe shumica nuk janë të vetëdijshëm për këtë. Ka raste kur personat që trajtohen nga aknet duhet ta bëjnë kontrollimin e vazhdueshëm të gjakut në spital, nuk guxojnë të pinë alkool dhe kanë dhimbje të mëdha të nyjave, kjo për shkak të ilaçet e ndalojnë prodhimin e vajit natyral të trupit.

Dermatologët duan që ju t’i dini pesë fakte vitale për aknet e të rriturve:

Aknet e të rriturve nuk janë faji juaj. Ende nuk dihet arsyeja e saktë pse aknet shfaqen papritur tek disa të rritur, por sigurisht ka të bëjë me ndryshimet hormonale dhe çrregullimet gjenetike.

Identifikimi i llojit të akneve mund të ndihmojë në gjetjen e tretmanit të duhur. Gjithashtu duhet përmendur se aknet e moshës së shtyrë, janë më të zakonshme te gratë se tek burrat, si dhe ato mund të jenë akne të cilat kanë ekzistuar nga rinia por nuk janë eliminuar tërësisht, apo mund të rishfaqen pas moshës 25-vjeçare.

Disa produkte janë më të mira dhe efektive për aknet. Produktet të cilat përmbajnë acid salicilik dhe zink, mund të jenë më të dobishme. Mundohuni t’i shmangni produktet e kozmetikës të cilët i bllokojnë poret e fytyrës, dhe zgjidhni artikuj që janë pa vaj dhe jo-komedogjene.

Mjekët mund t’iu ofrojnë opsione të ndryshme për trajtimin e tyre. Trajtimet me recetë përfshijnë antibiotikë oral dhe trajtime hormonale. Dermatologu juaj do të ketë mundësi t’ua përshkruaj ilaçin e duhur, bazuar në rrethanat tuaja individuale.

Këshillat joprofesionale mund të ndikojnë në irritimin e mëtejmë të akneve. Shumë njerëz që vuajnë nga ky problem i lëkurës së fytyrës, shpesh përfundojnë duke marrë këshilla nga njerëz të ndryshëm dhe bëhen pre e reklamave dhe produkteve joadekuate. Por është shumë e rëndësishme që këshillat për kujdesin ndaj lëkurës, t’i merrni nga profesionistë të kujdesit shëndetësorë, në veçanti nga dermatologët e kualifikuar. Këta janë të vetmit njerëz të trajnuar siç duhet në menaxhimin e problemeve me lëkurë.

Ndërsa është e rëndësishme të konsultoheni me profesionit mjekësor për këshilla rreth trajtimit të akneve, gjithashtu është e rëndësishme dhe preferuese që për mbështetje emocionale dhe rritje të vetëbesimit, t’i drejtoheni komunitetit online të përbërë nga personat që vuajnë nga i njëjti problem.