Lifestyle

Vazot në formë të trupit, trendi i fundit i dekorimit

Nëse shikoni në çfarëdo faqe të Instagramit që reklamojnë produkte për dizajnimin sa më modern dhe të veçantë të shtëpisë, është e pamundur të mos hasni në vazot me format e trupit të femrës.

Nga format e gjoksit e deri tek format e të pasmëve, këto vazo për herë të parë filluan të qarkullojnë në treg në vitin 2019, por marrë parasysh rritjen e popullaritetit të tyre gjatë vitit pasues, ato patjetër se janë shndërruar në objekt zbukurues të domosdoshëm për shtëpitë tuaja.

Vazot në forma të pjesëve të trupit, janë shndërruar në trendin e dizajneve për vitin 2021.

Ndërsa këto vazo të lezetshme dhe unike kanë një sens humori, ato po konsiderohen më shumë sesa dekore lozonjare.

Ato gjithashtu bëjnë deklaratë në lidhje me pranimin e të gjitha formave të trupit, dhe e promovojnë dashurinë ndaj vetes ashtu siç jemi.

Ju prezantojmë disa modele të këtyre vazove, të cilat mund t’i konsideroni si pjesë e dekorimit të shtëpisë:

{gallery}