Lifestyle

Krimbat janë të sigurt për t’u ngrënë, thotë Agjencia e Sigurisë së Ushqimit e BE-së

Agjencia e Sigurisë së Ushqimit e Bashkimit Evropian thotë se krimbat janë të sigurt për t’u ngrënë.

Agjencia ka publikuar një shkrim shkencor të mërkurën lidhur me sigurinë e përdorimit të krimbave si ushqim ku thuhet se këto insekte edhe po të hahen ashtu siç janë apo në formë të pluhurit, janë një burim i pasur i proteinave.

Megjithatë, ngrënia e tyre mund edhe të shkaktojë alergji dhe kjo varësisht se me çka ushqehen krimbat, shkruan AP.

Bashkimi Evropian tashmë u ka dhënë peshë krimbave në të njëjtën mënyrë siç kanë bërë Shtetet e Bashkuara.