Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ahu mund të shpëtojë tokën nga ngrohja globale

Pyjet me ah shtrihen në dymbëdhjetë shtete të Evropës.

Sipas UNESCOS, këto pyje janë rritur që prej fundit të Epokës së Akullnajave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pjesa më e madhe e këtyre pyjeve, gati shtatëdhjetë për qind, gjenden në Ukrainë. Aty ku fillon Parku Kombëtar i Karpateve.

Me qëllim që të klasifikohen si pyje parësore, kjo pjesë duhet të jetë e paprekur nga njeriu.

Mbikëqyrësi i biosferës së Karpateve, Miroslav Kabal, shpjegon se si Ukraina ia doli të ruante pyllin me ah.

“Ahu nuk është dru industrial. Për këtë shkak nuk pritet. Rajoni Zakarpatia ekonomikisht ka qëndruar mirë që prej kohës së Austro-Hungarisë. Për këtë burimet natyrore janë të paprekura në këtë pyll”, thotë ai.

Pas tre orësh ecje nëpër male, Kabal tregon për një prej trungjeve më të mëdha të ahut.

“Ky këtu është më i madhi i zonës. Trungu më i madh që kemi gjetur ka qenë 1 metër e gjysmë. Ky është më shumë se një metër. Ahu më i vjetër është 350 vjet ndërsa më i vjetri ndonjëherë është 500 vjet”, shpjegon Kabal.

Pylli i moçëm i Ukrainës ka 90 mijë hektarë, 50 mijë prej tyre janë pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Shkencëtarët kanë thënë se pyjet me ah i rezistojnë ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimatike më shumë sesa pyjet e mbjella nga njeriu.

Në vitin 2017, Ukraina miratoi një ligj për mbrojtjen e pyjeve të moçme, mirëpo janë në rrezik ato që nuk janë përfshirë në ligjin për mbrojtje.