Lifestyle

Prodhuesi i zemrave artificiale fillon shitjen në çerekun e dytë të këtij viti

Prodhuesi i zemrave artificiale “Carnat” do të fillojë nga çereku i dytë i këtij viti shitjen pas pritjes së kahershme për aprovim nga Bashkimi Evropian.

Duke pasur parasysh krizën e dhuruesve, zemra artificiale e kësaj kompanie synon t’u ofrojë pacientëve në fazën e fundit të dështimit të zemrës zgjidhje alternative krahas qëndrimit në spital.

“Carnat” ka vlerësuar se aprovimi për përdorim komercial të zemrës artificiale është fazë e rëndësishme. Madje është cilësuar edhe si fazë e re për mjekësinë.

Megjithëse prodhuesi francez duhet të ofrojë të dhëna të hollësishme shtesë për produktin e vet, tashmë vlerësohet si një arritje e jashtëzakonshme që mund të shmang shumë vdekje në mbarë botën për pacientët që kanë telashe me presionin në zemër që shkakton qarkullimin e gjakut. Megjithatë, Komisioni Evropian nuk e ka aprovuar zemrën artificiale si implant të përhershëm.

Tashmë llogaritet se janë rreth dy mijë pacientë në Francë, Gjermani, Itali, Spanjë dhe Britani me gjendje specifike që po presin në listë për zemër.